E akuzoi për vjedhje, Alketa Vejsiu ‘përplaset’ me ndjekësen: Të kisha një si ty, do e…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alketa Vejsiu ka reaguar ashpër ndaj një ndjekësje në Instagram. Së fundmi, moderatorja ka udhëtuar drejt Londrës, nga ku ka ndarë dhe disa imazhe në rrjete sociale. Mirëpo, një koment që ka lënë një ndjekëse ka tërhequr vëmendjen e Alketës, e cila nuk ka nguruar që t’i kthejë përgjigje.

Ndjekësja shprehet se ajo e ka bërë rrugën për Londër si ‘Kombinat- Kinonstudio’, dhe përveç kësaj, e akuzon dhe për vjedhje. “E ke bërë Londrën si Kombinat-Kinostudio. Me lekët që prezanton apo me lekët që vjedh i pret biletat,” ka komentuar ndjekësja, së cilës moderatorja i është përgjigjur kështu:

“Hajduti që është vetë hajdut, ose ka mendime hajduti, ashtu i duket dhe tjetri! Cilat lekë vjedh mor Zotni? Kam 10 punë me të cilat merrem. I deklaroj të gjitha, punësoj njerëz, punoj dhe vetë, paguaj dhe taksat në shtet! Pse duhet te vjedhe njeriu që të jetoje?”, i ka shkruar moderatorja.

Mirëpo, debati mes tyre vijon më tej.

Ndjekësja i shkruan sërish:

“Unë e di që kur njeriu ka 10 punë nuk ka kohë të shkojë çdo javë në Londër. Unë jetoj me punën e djersën time. Shprehja e thotë: Puno të hash e vidh të kesh. Po unë jam tek e para. Ti me siguri i ke të dyja. Se dhe unë dua shumë të vij në Shqipëri të shoh familjen. Po Gjermania ka ca regulla që Shqipëria nuk i ka. Prandaj ka aty njerëz shumë të pasur dhe njerëz që nuk hanë dot bukë. Shtet rumpall. Ti mund ti kesh ato të ardhura nga të gjitha format e mundshme sepse i tillë është vendi që ti ofron ti kesh.”

Lexo edhe :  Luiz Ejlli feston ditëlindjen: Mu deshën 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar

 

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV