Pak ditë më parë, FC Barcelona njoftoi se fanellat që do të vishnin lojtarët e saj gjatë El Clasico do të pësonin një ndryshim të vogël. Dhe pikërisht për shkak të marrëveshjes që ka arritur skuadra e Barcelonës me Spotify, këtë fundjavë skuadra katalanase, vendosi që fanellat e lojtarëve, në zonën e barkut të kishin simbolin e një bufi. Kjo për shkak të reperit Drake i cili ka thyer rekord në platformën muzikore dhe Spotify ka vendosur ta nderojë në një mënyrë shumë ndryshe.
Kjo i ka emocionuar shumë fansat e repit, por sidomos vetë Drake, i cili përveçse ka pozuar me fanellën e re të Barçës në rrjetet e tij sociale, ka vendosur të shprehë ndryshe mbështetjen e tij për skuadrën.
Drake është një sportdashës. Aq sa ai është një nga aksionerët e Toronto Raptors, ekipi kanadez i NBA-së.
Reperi ka shfaqur edhe një herë interesimin e tij të madh për sportin dhe nuk ka dashur të humbasë rastin për të ndjekur nga afër El Clasico.
Kjo është arsyeja pse Drake kishte vënë skedinë 800 mijë dollarë që Barça do të mundte lehtazi Real Madridin dhe bufi do t’i jepte fat.
Përveç kësaj, se Arsenali do të fitonte në Leeds, diçka që realisht ndodhi, por Barça e ‘zhgënjeu’ atë në Bernabeu dhe ai mbeti pa 800,000 dollarët e tij. Mallkimi vazhdon ta ndjekë atë.
Burimi: Marca.com