Nga kërcënimet te konflikti me 3 viktima, zbardhen detajet nga Masakra në Klos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore rreth masakrës së Klosit, ku përfundoi me tre viktima.

Mësohet se gjatë muajve shtator-tetor, vajza e Fiqiri Mjeshtrit kishte pasur probleme me ankthin dhe kishte shkuar disa herë në spital në gjendje të fikëti si pasojë e ankthit.

Ditën e ditëlindjes më 9 tetor vajza ishte shantazhuar dhe kërcënuar se do t’i shpërndaheshin fotot dhe babai i saj do ta merrte vesh. Ditën e ditëlindjes vajza u dërgua në spital në gjendje të fikëti.

Më pas më datë 11 tetor një mesazh anonim i shkon nipit të Fiqiri Mjeshtrit në Britani në llogarinë e tij në facebook ku i thuhej se “16-vjeçarja ka diçka me Renado Hasulën”. Këtë mesazh nipi ia dërgon Fiqiri Mjeshtrit babait të vajzës, i cili ia tregon vëllait shqetësimin që kishte dhe i vëllai merr përsipër ta zgjidhë këtë problem dhe shkon të nesërmen dhe takon djalin Renadon dhe pyet pse ka shantazhuar dhe kërcënuar mbesën e tij. 17-vjeçari i thotë se kishte kohë që nuk komunikonte me vajzën dhe se e dinte që ajo ishte lidhur tashmë me dikë tjetër dhe se ai ishte Kenado Shira.

Njoftohet babai i Renado Hasulës, i cili pyet të birin dhe ai i thotë që ka pasur pëlqim me vajzën më parë, por ajo tashmë ishte e lidhur me Kenado Shirën dhe i thotë të atit se Kenado i kishte treguar mesazhet me vajzën. Po atë ditë xhaxhai i vajzës ka njoftuar familjen Hasula se vajza ishte në gjendje ankthi dhe i ka kërkuar familjes Hasula ballafaqim me familjen Shira për të sqaruar situatën mes dy djemve dhe mbesës së tij.

Në dosje thuhet se Renado Hasula ka telefonuar Kenado Shirën për ta pyetur se nëse ky i fundit i ka çuar mesazh kushëririt në Britani të 16-vjeçares. Renado Shira i thotë që jo dhe se nuk e di dhe po shqetësohet për këtë gjë. Të nesërmen Kenado Shira ka telefonuar të atin e vajzës Fiqiri Mjeshtrin duke i kërkuar takim.

Fiqiri Mjeshtri e pyet kush je, Kenado i thotë që është një djalë nga Klosi. Babai i 16 vjeçares i thotë “ok” takohemi të lokali i shtetasit E.A. në Klos. Ditën e ngjarjes tre vëllezërit Mjeshtri kishin shkuar në Klos për ngushëllim për vdekjen e një të afërmi. Kur të tre vëllezërit po ktheheshin, i ka thirrur në rrugë një person. Ky person ishte Kenado Shira.

Lexo edhe :  A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Të fundit

“Paketa Maleve Kali i Trojës për Veriun”, Tabaku akuzon qeverinë për kaosin në Theth

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve në Theth,...

Nga fshatari kulak me tepricat e grurit, te fshatari evazor me bidonët e qumështit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova paralajmërimin e prerë të kryeministrit Rama se do të nisë sekuestrimi i të gjitha produkteve të qumështit dhe bulmetit që...

Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore, zbulohen detajet e para

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës. Foshnja fillimisht...

 Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Ramës

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte e njohur e turizmit, thotë se vila turistike e Aida Gjeçaj në zonën e Thethit është djegur nga...

Erion Braçe: Ja pse bëra “fushatë” për Jorida Tabakun

Në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me mbështetjen që i dhanë njëri-tjetrit, ai dhe...

Lajme të tjera

Web TV