Selena Gomez takon Hailey Bieber dhe fotot po ‘çmendin’ rrjetin!

Pas pajtimit të Noizyt dhe Stresit, duhet ta kishim pritur edhe këtë…

Selena Gomez dhe Hailey Bieber janë takuar, dhe nuk mbaron me kaq! Kanë bërë edhe 1, 2, 3 foto së bashku.

Ish-e dashura e Justin Bieber, dhe Hailey, bashkëshortja e këngëtarit, vunë pikat mbi i duke sqaruar se nuk ka asnjë dramë mes tyre.

Ata u bashkuan për një set fotosh në eventin e Academy Museum Gala në Los Angeles, ku shfaqen duke buzëqeshur. Selena madje ka vendosur dorën në barkun e Hailey-t.

WOW! Selena dhe Hailey pozojnë pranë njëra-tjetrës

Fotot e papritura vijnë vetëm dy javë pasi Hailey foli publikisht për herë të parë për respektin e saj për Selena-n, duke sqaruar për fansat se nuk ka asnjë konfliket mes tyre dhe se ajo ka folur me Selena-n që kur u martua me Justin.

WOW! Selena dhe Hailey pozojnë pranë njëra-tjetrës

Justin dhe Selena u ndanë përfundimisht në 2018-ën, vetëm disa muaj para se Justin t’i propozonte Hailey-t. Prej vitesh, Hailey ka qenë në shënjestër të fansave të ish-çiftit dhe ka adresuar vazhdimisht urrejtjen që ka marrë nga ata.

Epo, nuk e dimë se si do të silleshim ne po të takonim ish-at e partnerëve, apo a do të guxonim të bënim foto…

Por, diçka është e sigurt: Fansat e treshes, nuk kanë më asnjë dramë me të cilën të merren…