Fotoja e Selena-s dhe Hailey-t bëri ‘namin’ në rrjet, Justin Bieber ka diçka për të thënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hailey Bieber dhe Selena Gomez kanë marrë gjithë vëmendjen ditën e shtunë, pasi pozuan të lumtura krah njëra-tjetrës. Ato ishin të pranishme në një event në Los Angeles, ku edhe realizuan foton.

Në këtë mënyrë, dy vajzat e famshme hodhën poshtë thashethemet se ato ishin grindur për arsyen që dihet tashmë, Justin Bieber.

Jo vetëm që Hailey dhe Gomez buzëqeshën para kamerave gjatë “Academy Museum Gala”, por dy vajzat ndanë edhe një përqafim të ëmbël të kapur nga fotografi Tyrell Hampton.

Kjo foto vjen pas paraqitjes së fundit të Hailey në podcast-in “Call Her Daddy”, në të cilën ajo këmbënguli se ajo dhe Gomez nuk kanë asnjë debat mes tyre.

“Kam vetëm respekt… Asnjëra prej nesh nuk i detyrohet askujt asgjë përveç respektit. E respektoj shumë dhe mendoj se nuk ka pritshmëri [mes nesh]. Unë e respektoj atë”, tha modelja, 25 vjeç për Gomez, 30.

“Të gjithë nga ana jonë e dinë se çfarë ndodhi, dhe ne jemi mirë, dhe mund të largohemi prej saj me qartësi dhe respekt,” vazhdoi ajo, duke iu referuar asaj dhe Justin, 28 vjeç, që u fejuan në korrik 2018, vetëm disa muaj pas ndarjes së tij përfundimtare me Gomez.

Mirëpo një burim i afërt me Justin Bieber ka thënë për “Entertainment Tonight” se: “Justin është shumë i lumtur me faktin që të gjithë mund të ecin përpara dhe se mund të ketë paqe mes të gjithëve”.

Epo tashmë fansat e Selena-s dhe Hailey-t të rrinë të qetë se mes gocave ka vetëm respekt e asgjë tjetër.

Të fundit

Skandal në Shkodër/ Gurorja ndot lumin, banorët pa ujë të pijshëm

Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë sot në protestë. As investimi i ujësjellësit një vit më parë nuk...

Përplasen dy avionë në pistë, anulohen përkohësisht fluturimet

Një incident ka ndodhur në aeroportin e Mançesterit të premten mëngjes, kur dy avionë të linjës easyJet u përplasën në pistë, duke rezultuar në...

Spanja në “luftë” me flakët, raportohet për 7 viktima nga zjarret

Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po e bëjnë më të...

“Rreziqet janë të larta” Trump niset drejt Alaskës

Trump është nisur me aeroplanin qeveritar në Bazën e Përbashkët Andreës pranë Uashingtonit. Bëhet e ditur se Trump është nisur për në Alaska. Trump postoi...

Sa zjarrvënës jemi?

Fatos Çoçoli Sikur të mos mjaftonte korriku 2025 me zjarret e shtuara 15 herë në krahasim me korrikun 2024, po kalojmë edhe në këto dy...

Lajme të tjera

Web TV