VIDEO/ Tonali i dhuron tre pikët Milanit, kuqezinjtë ndjekin Napolin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani është larguar me pikë të plota nga Stadio Marcantonio Bentegodi, ku e nënshtroi Hellas Veronan me rezultat 2-1.

Rossonerët kaluan të parët në epërsi në minutën e nëntë të takimit me një autogol të Miguel Veloso (9’).

Nuk vonoi reagimi i vendasve, të cilët e barazuan rezultatin me golin e Koray Gunter, i cili realizoi pas asistimit nga Fabio Depaoli (19’).

Skuadrat shkuan në pushim me shifra identike, ndërsa kur po afrohej fundi i takimit, mysafirët e shënuan golin e fitores.

Ante Rebic dhuroi një asistim të mrekullueshëm drejt Sandro Tonalit, i cili e shfrytëzoi rastin për ta kthyer epërsinë e vizitorëve (81’).

Pas kësaj fitoreje, Milani ngritet në kuotën e 23 pikëve, tri më pak se lideri Napoli. Hellas Verona ka grumbulluar vetëm pesë pikë në 10 ndeshjet e para në Serie A.

Të fundit

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT,...

Dhjetëra deputetë britanikë: Të njohim Palestinën si shtet!

59 deputetë laburistë i kanë bërë thirrje David Lammy-t, Sekretarit britaniku të Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme që ta njohin menjëherë Palestinën si shtet. Deputetë...

“Situata aktuale në Theth, problem themelor për turistët”

Gazetari Basir Çollaku e sheh të rrezikshëm për turizmin në Shqipëri, precedentin e krijuar në fshatin turistik të Thethit, ku si pasojë e aksionit...

Debate të ashpra në Budestag! Srebrenica dhe masakrat serbe në Kosovë

Parlamenti i Gjermanisë (Bundestagu) mbajti një seancë përkujtimore për 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku u vranë mbi 8.000 boshnjakë në korrik të vitit...

Prodhimi vendas në rënie, fuqizohet importi! U blenë nga jashtë 383 mln euro mish

Nga kaçkavalli i Gjirokastrës te ‘Feta’ greke apo ‘Pecorino’ italian. Tanimë është më lehtë të gjesh një produkt të huaj në dyqane dhe markete...

Lajme të tjera

Web TV