Ky shtet ka ndaluar ‘selfie-t’ dhe arsyeja është kaq domethënëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Selfie-t” duket se janë të pashmangshme, për këdo që ka rrjete sociale. Megjithatë ka një komb, diku në botë, që i ndalon dhe jo pa arsye.

Në kombin më të madh të Afrikës, banorët e pesë qyteteve të lashta po bëjnë përpjekje të mëdha për të mbrojtur mënyrën e tyre tradicionale të jetesës. Ata po mundohen të ruajnë me çdo kusht kulturën vendase nga ndikimet e huaja që mund të sjellin turistët, duke iu ndaluar atyre madje edhe selfie-t.

E shtrirë midis Marokut dhe Tunizisë dhe përballë Evropës, Algjeria është kombi më i madh i Afrikës dhe i 10-ti më i madh në botë. Peizazhet e larmishme të vargmaleve të larta malore, shkretëtirave dhe rrënojave të lashta romake e bëjnë këtë vend mbresëlënës. Rreth katër e pesta e vendit mbulohet nga shkretëtira e Saharasë dhe duna të tëra rëre.

Përveç energjisë elektrike që erdhi në fund të viteve 1950, jeta e përditshme në qendrat historike ka ndryshuar pak që nga themelimi i qyteteve dhe kjo është zgjedhje e vet banorëve. Gratë ashtu si dikur kalojnë pjesën më të madhe të kohës në shtëpi brenda oborreve me mure të larta, ndaj të huajt duhet të vijnë gjithmonë pas namazit të pasdites, kur gratë nuk dalin më jashtë.

Tregtia lejohet brenda sheshit qendror të qytetit, por reklamat moderne janë të ndaluara në mënyrë që qyteti të ruajë pamjen e tij origjinale të shekullit të 11-të.

Shumë banorë ende zgjedhin veshjet tradicionale. Ndër të tjera, diçka që ka mbetur e pandryshuar, edhe për shkak të rrethanave, është ndëshkimi i çdokujt që merr më shumë sasi uji nga pjesa që i takon.

Sipas një rregulloreje të përgjithshme, të gjithë vizitorët, përfshirë algjerianët, mund të hyjnë në pesë qytetet e fortifikuara vetëm të shoqëruar nga një udhërrëfyes vendas. Duhani ka qenë prej kohësh i ndaluar në qendrat historike për arsye fetare. Gjithashtu, në vende të tilla konsiderohen të ndaluara, edhe selfie-t, veshjet e pahijshme dhe përdorimi i celularëve.

Të fundit

Vengu pret komandantin e FSK: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim...

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe

Kaja Kallas i ka dërguar një mesazh të prerë autoriteteve serbe gjatë vizitës së saj në Beograd. Në një postim në rrjetet sociale, Përfaqësuesja...

‘Treni bullgar’/ Celibashi: Rasti duhet të hetohet, t’i jepet përgjigje shqetësimit

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, reagoi sot ndaj deklaratave të Sali Berishës për manipulim zgjedhor në Elbasan me të ashtuquajturin “tren bullgar”. I pyetur nga...

Alimehmeti: SHBA po jep një mesazh të qartë përmes heshtjes lidhur me zgjedhjet

Kandidati demokrat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit Ilir Alimehmeti i ftuar në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se...

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe zgjedhore, platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike. Ai zbuloi...

Lajme të tjera

Web TV