Në Beratin e Andi Papastefanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kastriot Kotoni

Turistët e huaj kanë gëluar si asnjëherë tjetër në çdo cep të Shqipërisë edhe në këto ditë vjeshte. Sezoni turistik nuk njeh më afate kohore, ndaj edhe agjensitë turistike të cilat ndihen më të sigurta në biznesin e tyre, po punojnë si në ditët e para të sezonit. Guidave turistike, botërore e rajonale u është shtuar si destinacion edhe Shqipëria prej disa vitesh. Sot si institucionet shtetërore dhe private e shohin turizmin si të ardhmen e ekonomisë së vendit, e përkundrejt këtij realiteti shpresëdhënës tema e emigrimit të shqiptarëve për një jetë më të mirë, ri si një litar varur në kokën e politikbërësve, për betejat politike të partive shqiptare. Në këtë optikë të realitetit shqiptar, arkitekti Andi Papastefani ka zgjedhur të pasuroj në mënyrë individuale e pa asnjë mbështetje, shtëtërore apo private, me librin e tij me skica dhe informacione historike në dy gjuhë(shqip dhe anglisht) një album me titullin, “NË BERAT DUKE U ENDUR DHE SKICUAR ”. Për vizitorët e hershëm të qytetit muze të Beratit ka me mijra faqe të shkruara nga autor të shquar të huaj dhe vendas, me këtë informacion kaq të bollshëm për këtë qytet është ndeshur edhe Ben Andoni, i cili në mënyrë sintetike ka shpërfaqur si asnjëherë talentin e tij, duke na dhënë një dije tejet të mjaftueshme, në një mënyrë enciklopedin e qytetit të Beratit. Qysh nga toponimia e qytetit të shkëlqyer ku ishte origjina e Onufrit dhe e Shën Pjetrit (Papa i Parë nga Berati), me emrat Antipatrea, Pulheropolis, Beration ose Venetion e me emërimin bullgar Belgrad (Qyteti i Bardhë), për të lidhur Xhaminë e Plumbit të familjes së Skurajve, e vazhdon me Teqen Helvetike. Evlia Çelebia e vlerëson qytetin si të mbajtur shum mire dhe në lulëzim andej nga viti 1670. Epitafi i Gllavenicës një tjetër gjerdan i artë i këij qyteti, mban mbishkrimin 22 Mars 1373 e përgatitur nga familja e Aranitasve. Bëmat e qeverisjes 55 vjeçare së familjes së Qypërllinjve me origjinë nga Berati të cilët qeverisën Perandorinë Osmane, u shtohen bejtexhinjtë e Beratit Nazim Frakulla, Sulejman Naibi. Porta e Pashait dhe varri i Feridunit të birit të Omer Pashë Vrionit që gjendet pranë Xhamisë Mbret. Ahmet Kurt Pasha me urën e Goricës  dhe  disa prej ndërtimeve shumë të veçanta të cilat i kanë pikturuar piktorët e famshëm Eduart Lear në shekullin XIX dhe Albert Laprade dhe Kokrell. Shabetai Zebi(1626-1676) Mesia i ri i hebrenjve, të cilin e ndjekin gjatë predikimeve të tij shum hebrenj, si vendas dhe të ardhur nga Evropa për të shkuar drejt Jeruzalemit të shenjtë. Ka në këtë libër edhe banesën 400 vjeçare të familjes Llavda, e padyshim emrat që pasurojnënë historinë e këtij qyteti si Bab Dud Karbunara, Margarita e Kristaq Tutulani e i mirënjohuri poliglot Vehxhi Buharaja i cli me përkthimet e tij i dha Shqipërisë dhe Beratit dëshmi të pavdekshme.  E pas tij me shumë kompetencë ka shkruar studiuesi i historisë dhe arkiologjisë Dritan Çoku. Qyteti i Beratit i vlerësuar për trashëgimin historike-kulturore si vlerë e trashëgimisë botërore nga (UNESCO) në vitin 2008. Arqitekti Skënder Luarasi një emër i njohur e ka ndjekur vetë endjen e Andi Papastefanit në lagjet Mangalem e Goricë, për të cilat thotë “është e papërcaktueshme se ku fillojnë e ku mbarojnë gjurmët e tyre”. Si janë ndërtuar e me se ? Një skicues urban si Andi e kalon të paparashikueshmen, sepse pas çdo banese apo rrugice ke përball enigmën si kanë jetuar këta njerëz në këtë hapësir ku ndërtimi bazohet në sipërfaqe të pjerrta dhe i aftë për komunikim përtej lumit që i ndan si pjesë e të njëjtës formë, që në fakt kjo përbën enigmën.

Berati të imponon një përmbushje sa historike dhe kulturore, por edhe një formim të klasit të lartë profesional. Nga ky këndvështrim përgjegjësia e autorit për të krijuar këtë album me temë qytetin e Beratit ka qenë një sfidë jo e vogël. Andi Papastefani e ka të ngulitur mirë në kokë idenë e tij se ka të bëjë me vlera të jashtëzakonshme kulturore dhe historike, por edhe me një element shumë të rëndësishëm siç janë banorët e qytetit të Beratit, të cilët janë kultivuar me shije të holla e kanë pretendime tejet të larta, sepse kanë memorizuar në koshiencën e tyre ngjyrat e kishave dhe xhamive, por edhe punimet e portikëve, e rozetat e kishave e gdhendjet e rafinuara të tavaneve të teqes dhe ornamente të shumta të kishave dhe xhamive e banesave. Bukuria e këtij qyteti nuk mund të shmanget nga të gjitha pikëvështrimet e vizitorëve dhe kjo është një vështirësi që autori e ka zgjidhur me mjeshtri. Andit i është dashur me sa duket të endet emocionalisht si krijues në këtë qytet, sepse në skicat e tij nuk ka stampa panoramike, por ide të qarta të monumenteve kultorore që shfaqin shtëpitë, rrugët e rrugicat e objektet e  kultit si kishat e xhamitë, teqet e këtij qyteti 2400 vjeçar. Andi është në thelbin e tij të shijes si artist me skicat me pastel, laps dhe flamaster, ose laps dhe flamaster. Ai është njëkohësisht arkitekt, i cili me syrin e tij vëzhgon detaje arkitektonike, gjë e cilën, për një vizitor të zakonshëm duhen ditë e muaj, që të arrij në minimumin e zbërthimit të arkitekturës së banesave dhe objekteve të kultit. Tonet e ngjyrave që paraqiten në këto skica janë sa të buta edhe të hapura në ngjyrë, por mbi të gjitha krijojnë edhe një shije asimetrike ku autori ka gdhendur krahas momentit edhe pikëvështrimin e detajeve arkitektonike.

Lexo edhe :  Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Domethënë që skica flet shumë dhe me sharmin e saj të bën të meditosh. Koncepti kohësi nuk shmanget e ka një kronologji që vetë objektet përfaqësojnë fal edhe një detaji siç është kalendari diellor, që gjendet në dyshemenë e kishës katedrale në kala, si dëshmi më pak tradicionale në trojet shqiptare. Herë gjendesh në sisteme astronomike të yllësive e herë në prehistori e herë në hyjnoren e kishave e xhamive e teqeve, pse jo edhe në gjurmët e një sinagoge, në qytetin e magjishëm të Beratit. Dhe Andi Papastefani me durim e me kërshëri prej specialisti ka ditur ti harmonizoj, kahjet e misterit të këtij qyteti i cili ka në trupin e tij peshën e historisë e të mbijetesës. Ka një lajmotiv ky libër album “si mundet që breza të tërë kanë ditur ta mirmbajnë këtë qytet” të lashtë? Çliron energji të jashtëzakonshme kuptimi i çdo skice jo vetëm si dëshmi artistike dhe arkitektonike, por si qëndrim ndaj konservimit të vlerave të trashgimisë tonë kombëtare. Arsye e autorit që këtë album ta ketë menduar si vlerë të tij intelektuale, pse jo edhe i formimit të tij vetjak për t’i vlerësuar me dashuri ato vlera të jashtëzakonshme të trashëguara brez pas brezi. Të shtyn të mendosh që dialogu që vendos ai me lexuesin e librit, ka qenë një enë komunikimi, me turistin e huaj apo shqiptar, në kërkim të një kulture tolerante që ka trashëguar ky qytet bujar dhe ende vazhdon ta trashëgojë njësoj, sikur ka ruajtur ato Kodikët e Purpujt të Beratit. Skicat me larushmërinë e ngjyrave shprehin edhe ditën me diell, edhe natën, dhe qiellin mbushur me re e cila tregon sa jetën e qytetit në kohra të ndryshme, por edhe kreshpën e gjendjes shpirtërore të autorit, i cili me endjet e tij nuk ngopet me bukuritë magjike të Beratit. Por ndjenë edhe dhimbjen e rrënimit nga dora e njeriut dhe djegiet apo fenomenet e natyrës që kanë lënë gjurmë në këtë qytet. Me shpalljen qytet muze në vitin 1961, fillon të ketë një vëmendje për restaurimin e disa ansambleve të banesave dhe objekteve të kultit . Ka meritë autori që nëpërmjet skicës urbane e ndjejmë ndryshueshmërinë e arqitekturës së qytetit, në shekuj të ndryshëm ka ndërtime lagjesh të ndryshme e projektues të ndryshëm, e ndërtuesit vendas çfarë kanë mbajtur të tyren në këto ndërtesa, kjo është pyetja? Shtrirja e qytetit dhe harmonizimi i tij me qytetin e vjetër ngjajnë si enigma pa zgjidhje megjithë përpjekjet e arkitektëve italianë Valkoni në vitin 1932 dhe Poggi në vitin 1942.

Pra rreziku i vegjetimit të mendimit drejt së ardhmes së qytetit, ta vret shpresën duket sikur thotë Papastefani me këtë libër, duhet një plan urbanistik i mirëmenduar duke parë numrin në rritje të turistëve, ai propozon një tunel nën kala për të lidhur lagjet e qytetit dhe një sistemim të detajuar të lumit Osum. Kur libri album i Andi Papastefanit të diskutohet e të perfomohet në nivele akademike, apo dhe mediatike urojmë që dikush ta rrok domethënien e tij. Të restaurosh një banesë apo një kompleks banesash është një investim i hedhur kot, nëse nuk ke banorë për të cilët duhet t’i mbash me një trajtim të veçantë, jo si një muze i gjallë numëror, por si qenie aktive të cilëve duhet t’u hapësh perspektivën e qytetarëve të qyteteve muze, ku biznesi artizanal lulëzon e shkolla të turizmit historiko kulturor të jenë në këto qytete si fillesat një industrie të mirfilltë të turizmit.

Të fundit

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditët e fundit darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në një...

Shitet për 5.2 milionë dollarë rezidenca e ‘I vetëm në shtëpi’

Një blerës është gjetur për shtëpinë McCallister nga filmi i vitit 1990 ‘I vetëm në shtëpi’. Prona me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo...

‘Minim i të ardhmes demokratike të vendit’, SHBA sanksionon një tjetër ish-kryeministër

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj miliarderit gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër dhe udhëheqës de fakto i Gjeorgjisë, duke e akuzuar për minimin e...

Këto janë tre shenjat e horoskopit që nuk i ecën fati në dashuri

Ne të gjithë njohim njerëz që nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur. Ndoshta ata kanë pritshmëri shumë të...

Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike!

Nga Ylli Pata Po pse Fatos Lubonja thotë që bëhet fjalë për një ligj? Sepse narracioni i këtij enturazhi nuk ka as logjikë e as...

Lajme të tjera

Web TV