“ Për t’u marrë shembull”,Rama konfirmon Flamur Golemin për një mandat të dytë si kryetar

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Gjirokastër, ku ka zhvilluar një sërë takimesh.

Rama gjatë fjalës së tij në takim me operatorët turistik nuk ka kursyer lavdëratat për kreun e bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Rama e përgëzoi për punën e bërë, duke rikonfirmuar se Golemi do të jetë në garë për një mandat të dytë për kryetar të bashkisë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në 2023. Kryeministri ka vlerësuar në mënyrë të veçantë Bashkinë Gjirokastër për projektet që ka marrë nga donatorët.

“Ky doktori juaj këtu është gjirokastrit në mënyrën e plotë të fjalës. Më tha më fal se të jam qepur. Jo më është qepur, po shyqyr që nuk më qepet vetëm mua. Dua ta përgëzoj.

Bashkia e Gjirokastës, Flamuri janë shembull për të marr fonde alternative nga donatorët. Bashkia e Gjirokastrës buxhetin që merr nga shteti e ka për shpenzimet, kurse shpenzimet kapitale… e patë sesa punë janë bërë edhe kjo këtu është merita ime që shtyva këtë, por meritë e Flaumir që mori fonde nga donatorët” tha Rama ndër të tjera.