U vra në Londër, familjarët: Hyri për të shpëtuar shokun, iku në moshën më të bukur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

amiljarët e 27-vjeçarit shqiptar Lumturi Zeqjas që mbeti i vrarë në Londër ka folur dy ditë pas krimit të rëndë. Mediat britanike shkruajnë se Lumi u vra pasi ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij që u përfshi në një sherr në lokalin ku ndodheshin.

“Ai hyri në mes të sherrit për të ndarë shokun e tij dhe ata e vranë atë. Ai ishte një njeri i guximshëm dhe i mirë, prandaj ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij,”- ka deklaruar kushërira e tij Violeta Uka.

I riu vdiq në vendin e ngjarjes, pranë një lokali në Leytonstone ndërsa një mik i tij rreth të 20-tave mbeti i plagosur. Lumturi Zeqja jetonte në Londër për 13 vjet dhe kushërira e tij e cilëson atë si një njeri punëtor.

“Na morën Lumin në moshën më të bukur. Nuk ka fjalë për ta ngushëlluar familjen,”- tha ajo.

Deri më tani asnjë arrestim nuk është bërë për vrasjen e shqiptarit edhe pse policia thotë se po heton në pista të ndryshme.

Të fundit

Dosier/ Rripi i grushtit të shtetit që revolucionarizoi Afrikën

Dhuna, në të gjitha format e saj, ka ardhur duke përcaktuar hapësirën politike të Sahelit gjatë viteve të fundit  nga...

Kush janë vendet më të mira për të punuar në Europë? Ja cilat shtete kryesojnë renditjen

Luksemburgu, Irlanda dhe Belgjika janë të gjitha pretendentët kryesorë për vendin më të mirë për të punuar në Evropë, sipas gjetjeve të dy studimeve...

Nga reshje në temperatura 40 gradë/ Ja qytetet që pritet të ‘përvëlohen’ këtë javë

Pas disa ditëve të freskëta, është rikthyer moti i nxehtë në territorin shqiptar. Meteorologia Tanja Porja paralajmëroi se duke filluar nga mesdita e sotme...

Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

Nga Eduard Zaloshnja Në Shqipëri vetëm 350 kilometra rrugë janë të nivelit autostradë (me katër korsi). Treçereku i tyre janë në Ultësirën Perëndimore (çereku përshkon...

Fëmijët në Gaza vriten teksa prisnin të mbushnin ujë/ Izraelitët: Ishte gabim teknik

Të paktën dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë nga një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve al-Nuseirat në Gazën qendrore të dielën,...

Lajme të tjera

Web TV