VIDEO/ Real Madrid bën ‘detyrën’ ndaj Elches, madrilenët ecin me hapa të sigurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madridi vazhdon ecurinë pozitive në La Liga duke regjistruar fitoren e radhës në kampionat. Los Blancos mposhtën Elchen në transfertë me rezultat 3-0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Estadio Manuel Martinez Valero, kampionët e Spanjës ishin bindës në fitoren e arritur me një gol në fraksionin e parë dhe dy në të dytin.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 11-të, kur Federico Valverde shfrytëzoi një top të kthyer për ta dërguar në rrjetë.

Në vazhdim, mysafirëve iu anuluan dy gola pas rishikimit të VAR-it për shkak të pozitës jashtë loje.

Nuk mund të mungonte goli i ‘Topit të Artë’, Karim Benzema, në këtë sfidë. Sulmuesi francez kombinoi me Rodrygon për ta dyfishuar epërsinë (72’).

Rezultatin përfundimtar e vendosi Marco Asensio (89’), i cili shënoi pas një tjetër asistimi nga Rodrygo.

Real Madridi ka arritur nëntë fitore dhe vetëm një barazim në dhjetë sfidat e para në La Liga, ndërsa me 28 pikë udhëheq në tabelë me gjashtë pikë më shumë se Barcelona (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar).

Për Elchen, kjo ishte humbja e shtatë këtë sezon, ndërsa numëron vetëm tri pikë nga tri barazime.

Të fundit

Gjatë 48 orëve kreu 7 vjedhje, arrestohet hajduti serial në Tiranë

Tiranë- Një 23-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë. I riu dyshohet se gjatë 48 orëve, kreu...

Abuzimet me tenderat e rrugëve, kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Gjyli është paraqitur edhe më herët ku eshte pyetur nga prokurorët e posaçëm lidhur...

Pasi finalizoi divorcin nga Ben Affleck, J Lo blen rezidencën 18 milionë dollarë

Pasi finalizoi divorcin e saj me aktorin Ben Affleck, Jennifer Lopez thuhet se bleu një shtëpi të re prej 18 milionë dollarësh. Burimet raportuan se...

Gara për 11 Majin, Rama: Luli është fenomen, Berisha në hall

Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i vendit, në një intervistë për Top Channel, me gazetarin Muhamed Veliu foli për dy kundërshtarët...

Sa ka ndikuar arrestimi i Veliajt në fushatën elektorale në Tiranë? Ja si përgjigjet Rama

Edi Rama, në prag të çeljes së fushatës së PS për zgjedhjet e 11 majit, ka dhënë një interviste ekskluzive për Top Channel, i...

Lajme të tjera

Web TV