Aksidentohet reperi i njohur shqiptar

Reperi i famshëm shqiptar, Azet është përfshirë në një aksident.

Ngjarja ka ndodhur pranë konvikteve në Prishtinë.

Në pamjet e bëra publike nga mediat, shihet se makina luksoze Mercedes ku ishte Azet është goditur nga një makinë Golf.

Ndërkohë, raportohet se fatmirësisht aksidenti ka qenë i lehtë dhe nuk ka pasur të lënduar.

Granit Musa, i njohur si Azeti jeton në Gjermani, ku ka zhvilluar edhe karrierën e tij.

Mirëpo herë pas here nuk harron të vizitojë vendin e tij të origjinës, Kosovën ku mban edhe koncerte të shumta.