“Basha është ardhje artificiale”, Murrizi ironin demokratin: Nuk e di nga anon sot

Në daljet e fundit publike, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar Lulzim Bashën si një aksident.

Për këtë është pyetur mbrëmjen e sotme edhe ish-deputeti Myslim Murrizi në emisionin “Zona Zero”.

Murrizi tha se të njejtën përgjigje ka marrë nga Berisha edhe kur e ka pyetur personalisht.

“Me thënë të drejtën nja dy herë e kam pyetur zotin Berisha po nuk ma ka thënë ekzakt, aksident më tha”, u shpreh ai.

Teksa ka komentuar figurën e politikanit Lulzim Basha, ish-deputeti deklaroi se është një është ardhje artificiale.

“Basha është ardhje artificiale…

Nuk e di nga anon sot. Duhet të kishte një bashkim pa kushte për të gjithë demokratët”, theksoi Murrizi.