Mandati/ PS në krah të Xhaçkës, demokratët drejt ankimit në Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh dje për të diskutuar mbi raportet e opozitës dhe mazhorancës për ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se palët nuk kanë rënë dakord për një raport të përbashkët, pasi akuzoi socialistët se “kanë vendosur të marrin në mbrojtje ministren”.

Mazhoranca i cilësoi të pabazuara në prova pretendimet e opozitës që kërkon ndërprerjen e mandatit parlamentar të ministres Olta Xhaçka. Demokratët në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve, lajmëruan se pavarësisht votave kundër të socialistëve, do ta çojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Socialistët vendosën t’i qëndrojnë në krah Olta Xhaçkës, duke votuar kundër kërkesës së opozitës për ta çuar legjitimitetin e mandatit parlamentar të ministres në tryezën e Gjykatës Kushtetuese. Në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, mazhoranca paraqiti raportin e saj duke argumentuar përse gjykon se Kuvendi nuk mund të vërë në lëvizje trupën kushtetuese. Klotilda Bushka u shpreh: “Provat e paraqitura nuk janë të mjaftueshme për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese”. Demokratët e Enkelejd Alibeajt kishin një qasje tjetër, ku gjatë prezantimit të raportit insituan se bashkëshorti i Ministres së Jashtme ka përfituar nga pasuritë publike, e për rrjedhojë, edhe ajo vetë, sipas parashikimeve të Kodit të Familjes. Nëse kjo do të vërtetohej, do të vinte në pikëpyetje legjitimitetin e mandatit të saj. Gazmend Bardhi tha: “Bashkëshorti i Olta Xhaçkës, për rrjedhojë vetë Xhaçka, sipas Kodit të Familjes, ka përfituar nga pasuritë publike”. Qëndrimet e kundërta do të thotë se në seancë plenare do të shkojnë për votim dy raporte dhe votat i ka shumica socialiste. Por, deputetët opozitarë e bënë të qartë se beteja e tyre ligjore do të vijojë pavarësisht kartonëve të kuq. “Do ta çojmë në Kushtetuese dhe do të kthehemi prapë këtu”, tha Bardhi. Të njëjtën kërkesë për ndërprerjen e mandatit të Xhaçkës kishte depozituar në Kuvend edhe grupimi i Berishës. Këshilli i Rregullores dhe Mandateve i trajtoi ato si të unifikuara, ashtu siç pritet të jetë edhe vota e dy grupimeve në seancë plenare. Demokratët kërkuan heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka pasi, sipas tyre është në konflikt interesi, për shkak se bashkëshorti është cilësuar nga qeveria investitor strategjik. Xhaçka që prej asaj kohe ka dhënë vetëm një përgjigje. Ajo tha se po pret vendimin e institucioneve, duke theksuar se është e bindur që do flasin siç duhet. “Nëse do më thonit një cm katror tokë publike, një lek para publike përfituar nga unë bashkëshorti do iu jepja përgjigjen nëse i kemi të ndara apo të përbashkëta. Ky spekulim i ngritur nga pak deputetë të opozitës që iu ka humbur tekst politik për 15 minuta fame të marri vëmendje në këtë konferencë që është mbledhur për zhvillime të rëndësishme, për ta bërë këtë spekulim pjesë të diskutimit a ka apo s’ka të drejtë një biznes privat të jap çadra në plazhin që nuk tjetërsohen që është pronë publike dhe ngatërroni. Unë në respekt të opinionit publik qëndrim tim e kam bërë të qartë më bëhet qejfi ndryshe nga ky spekulim që u ngrit, ky proces ka hyr në binarin e institucioneve dhe do pres institucionet të flasin dhe kam besim që do flasin siç duhet”, tha Xhaçka.

Të fundit

VIDEO: Ylli i Real Madrid jep asistin perfekt në Botëror

Vinícius Junior nuk është lojtar normal. Braziliani e tregoi këtë edhe në ndeshjen e Real Madridit në Kupën e...

Shkodër, mjeti përplaset me një motor, plagoset 16- vjeçari

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dal nga rruga, duke përplasur një motor me të...

Skandali me fondet e BE, ministri grek dhe 3 zv/ministrat japin dorëheqjen

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë pasditen e së premtes dorëheqjen pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE...

Theth, 33 vjeçari bën “shoshë” makinën! Policia niset me urgjencë

Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda është parandaluar nga efektivët e Krimeve të Rënda në Shkodër. Bëhet fjalë...

Paketa e re rinore: Pagesë për 600 persona, kontratë pune për 250 më të mirët

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete...

Lajme të tjera

Web TV