E rëndë në Tiranë, i riu ndërron jetë pasi u shoqërua në komisariat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës së kaluar në Tiranë, ku një i ri ka gjetur vdekjen pasi efektivët e Patrullës së Përgjithshme e kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit numër 3.

Në njoftimin për mediat, Agjencia e Mbikqyrjes Policore bën me dije se i riu ka ndërruar jetë pasi është dërguar në spitalin e Traumës dhe jo në duart e policëve. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se efektivët e kanë ndjekur të riun që ka tentuar të shpëtojë prej tyre dhe pasi është kapur në zonën e Don Boskos, e kanë shoqëruar në Komisariat, ku ai dhe ka shfaqur probleme shëndetësore.

“Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.” thekson AMP.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Ky është ushqimi më i rëndësishëm për zhvillimin e trurit të fëmijëve

Ushqimi që u jepni fëmijëve ndikon në zhvillimin e tyre, por edhe në zhvillimin e strukturave dhe lidhjeve në...

Gjetja e 4 trupave të pajetë në Bunë, reagon Balla: Dyshimet tona u konfirmuan

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes një reagimi ka shprehur mirënjohjen për të gjithë forcat që u angazhuan në gjetjen e trupave të 3...

Çfarë ndodhi mes Julit dhe Erjolës? Banorja bërtet e frikësuar dhe vrapon nëpër shtëpi

Ditën e sotme Julian Deda ka kapur një hardhucë, me të cilën tentoi që të frikësonte banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri,...

Nis sot ‘Eurovision 2024’, renditje optimiste e Besa Kokëdhimës në sondazh

Mbrëmjen e sotme çel siparin “Eurovision 2024” i cili këtë viti do të mbahet në Malmo të Suedisë, me dy gjysmëfinale më 7 dhe...

“Fëmijët t’i mbajnë, vajzën time do e varros në Durrës”/ Flet babai i Alma Arrazit

Babai i Alma Arrazit kërkon që trupin e të bijës ta varrosë në Durrës, pranë nënës së saj, dhe jo në Shkodër, bashkë me...

Lajme të tjera

Web TV