“Çmenduritë” e arabëve! Nis ndërtimi i megaqytetit 1 trilion dollarësh, ja si do të duket

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arabia Saudite veç bukurive natyrore si dhe ndërtesave të larta e të bukura që i ka, njihet edhe për projektet inovatore, të padëgjuara askund tjetër.

I fundit është një megaqytet prej 1 trilion dollarësh, i cili pritet të jetë 170 kilometra e gjatë. Pamjet mbresëlënëse me dron kanë treguar se kanë nisur punimet, për projektin gjigant.

Krahas ‘The Line’, do të ndërtohen edhe shumë projekte të tjera si një vendpushim skish dhe strehim për qeverinë saudite.

Ekskavatorë të shumtë mund të shihen duke gërmuar një llogore të gjerë lineare në shkretëtirë, me ndërtues gjithashtu në terren që monitorojnë përparimin e tyre. Po ashtu, ka disa pamje të një vrime gjigante që mund të jetë fillimi i ndërtimit për një sistem transporti që do të ndërtohet nën gjatësinë e qytetit.

Ky sistem i ri transporti është krijuar për të minimizuar ndarjen mes natyrës dhe qytetarëve dhe shpresa është që duke përdorur trenat me shpejtësi të lartë, banorët do të mund të udhëtojnë nga njëra anë e qytetit në tjetrën në vetëm 20 minuta.

Megaqyteti u zbulua zyrtarisht në fillim të këtij viti dhe është projektuar për të strehuar nëntë milionë njerëz. Ai do të jetë 500 metra i lartë dhe do të ketë një fasadë të pasqyruar, me megaqytetin që pritet të jetë afërsisht në të njëjtën madhësi me shtetin e Massachusetts.

Planet për të ndërtuar një megaqytet u bënë nga princi i kurorës Mohammed bin Salman Al Saud.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV