Video/ Shkrumbohet nga flakët xhamia në Xhakarta

Flakët e furishme kanë përfshirë kupolën e Xhamisë së Madhe të Qendrës Islamike të Xhakartës duke tmerruar kalimtarët.

Zjarri besohet se ka rënë në katin e tretë të ndërtesës në kryeqytetin indonezian, i cili në atë kohë po rinovohej.

Ndërsa autoritetet dyshojnë se zjarri ka rënë aksidentalisht gjatë procesit të rinovimit.

Katër punëtorë ndërtimi të përfshirë në rinovim u morën në pyetje.

Policia tha se askush nuk u lëndua nga zjarri, ndërsa guvernatori në detyrë i Xhakartës konfirmoi se vetëm kupola ishte dëmtuar.

Me një kapacitet prej mbi 20,000 njerëz, xhamia, e hapur në vitin 2003, ndodhet në kompleksin e gjerë të Qendrës Islamike të Xhakartës.