Vijon protesta e pedagogëve, mblidhen sot para Korpusit Universitar

Vijon edhe ditën e sotme protesta e pedagogëve, duke shënuar kështu ditën e pestë.

Në orën 10:00 është lajmëruar që pedagogët do të mblidhen tek Korpusi i Politeknikut, duke vijuar me kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.

Ndërkohë kujtojmë se pedagogët kanë njoftuar bojkot të mësimit pa afat, deri në plotësimin e kërkesave, ku kryesorja është ajo për rritjen e pagave dhe shtimi i buxhetit për kërkim shkencor.

Po ashtu nuk përjashtohet as mundësia e përshkallëzimit të protestës. Sakaq, ftesa për t’iu bashkuar protestës u është bërë edhe studentëve.