Ligji për ‘dosjet’/ Ervin Salianji kundër: S’mund të kalohej me hije që shfaqen natën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka komentuar kalimin e ligjit për hapjen e dosjeve.

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka deklarua se nxjerrja e një dokumenti mbi shtetasin I.M në një kohë që po kryhej rithemelimi i Partisë së Lirisë, tregon se e gjitha ishte një luftë politike që godet një nga drejtuesit e opozitës.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Salianji tha se PD duhet të kërkonte shtyrjen e votimi për ligjin për hapjen e dosjeve, pasi koha sipas tij do të tregojë se ligji nuk ka asnjë lidhje dhe se Partia Socialiste do ta përdorë si të dojë për përfitime politike. E po ashtu, dha edhe arsyet e tij.

Ky është një ligj i thjeshtë që do të kalonte me votat e mazhorancës, thelbësore për të diskutuar është nëse do hapen dosjet apo jo. Por nuk mendoj se jemi para kësaj situate. Amendimi i PS do ti japë një instrument tjetër Ramës për të hapur debate. Një votim i tillë i rëndësishëm kur të dy pjesët e PD kanë bërë propozime për lustracioni, s’mund të kalohet me hije që shfaqen natën. Hijet që shfaqen natën i kemi parë. Cilido që ka pas interes nga personat për tu njohur e dosjet, tashmë do ta përcaktojë Autoriteti i Dosjeve që kontrollohet nga Rama. Në këtë sens Edi Rama dhe partia e tij nuk janë ndarë dot nga e shkuara. Aty ka hetues të komunizmit që kanë manipuluar. në institucione publike ka akoma…Ky është ky distancim i PS që i drejtohen njëri tjetrit me shokë e shoqe. Si mundet që PD të bjerë në grackë!? Kjo është për të hedhur hi syve. Po të gjithë ata që kanë torturuar ,vrarë e persekutuar në këtë vend. Rama tha lustracionin ta harroni…Pra shiheni se si manipulon në publik. mendoj se këtë do ta faktojë koha që nuk është hapje e dosjeve, pa diskutim që në parim nuk besoj ka njeri kundër. Nëse ka qëndrime që në të ardhmen do të bëhen publike do të duket kur të vijë lustracioni. Nëse paska këtë darkodësi PS hajde kalojmë ligjin e PD. Po cili është qëllimi sot!?Si mund të fokusohet vëmendja e publikut vetëm tek bashkëpunëtorët? Po ata që kanë bërë krime”, tha deputeti.

 

Të fundit

Si sot, çdo vit na thotë se do t’ua bëj prapë

Nga Frrok Çupi Sot vetëm 28 njerëz prej nesh janë të sigurt. Ata prehen më së shumti në tokën e...

Protesta e paralajmëruar e PD/ Policia merr masa, ja segmentet me kufizim të lëvizjes

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është njoftuar nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për zhvillimin e një tubimi, më datë 15.03.2035,...

Probleme me zemrën, shtrohet në spital kryeministri i Kroacisë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, është shtruar në Qendrën Spitalore Klinike të Zagrebit të premten në mbrëmje për shkak të një çrregullimi të herëpashershëm...

Djali i Trump trondit me deklaratën e tij gjatë takimit me Vuçiç

Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump Jr., ka bërë një deklaratë kontroverse lidhur me ngjarjet që çuan në bombardimet e NATO-s...

Bashkëbisedimi me Ramën, kandidati i ri i PS nuk i mban dot lotët teksa kujton të atin

Gjatë bashkëbisedimin me kryeministrin Edi Rama në podkastin “Flasim”, kandidati i ri i PS në listën e Beratit, Julian Zyla, nuk i mbajti dot...

Lajme të tjera

Web TV