Lulzim Basha nuk ka qenë shumë aktiv në skenën politike në vend, dhe daljet e tij publike janë të rralla.
Së fundmi, ai ka shkuar deri në Kosovë, ku ka takuar një nga politikanët më të njohur atje. Ai ka takuar deputetin e partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxhaj ka bërë me dije se takimi është zhvilluar në Prishtinë, derisa ka thënë bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit.
“Takim vëllazëror në Prishtinë me mikun tim të madh dhe të veçantë, Lulzim Basha! Bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit.”, ka shkruar Hoxhaj.