Rama takon liderin e opozitës në Izrael, Benjamin Netanyahun

Gjatë vizitës zyrtare në Izrael, kryeministri Edi Rama ka takuar liderin e opozitës izraelite, Benjamin Netanyahun.

Kryeministri Rama ka publikuar disa foto në rrjetet sociale gjatë takimit me kreun e opozitës atje.

“Takim me liderin e opozitës, Benjamin Netanyahu”, ka shkruar Rama në fotot që ka publikuar në Facebook.

Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Izrael, ku mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Lëvizja “Lufto Antisemitizmin”.