246 efektivë i shtohen Policisë/ Çuçi mesazh të rinjve: Mos u joshni nga krimi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 246 punojësve të rinj që i shtohen radhëve të Policisë së Shtetit.

Çuçi iu uroi atyre një sukses në rrugëtimin e ri që kanë nisur ndërsa u dha edhe një mesazh të rëndësishëm.

Çuçi i inkurajoi efektivët e rinj që të mos joshen nga korrupsioni dhe krimi, pasi herët e vonë do ndëshkohen nga drejtësia dhe kur t’a kuptojnë gabimin do jetë shumë vonë për t’u kthyer pas.

Një këshillë, ministri u dha që të qëndrojnë larg presionit politik dhe të zbatojnë vetëm ligjin, ndonëse sipas Çuçit Policia shpesh herë është objekt i sulmeve të elitës së vjetër politike.

“Dua t’iu jap ca porosi këshilla, jo vetëm si ministër që mendoj që duhet ti keni parasysh gjatë rrugëtimit, mos u joshni nga korrupsioni dhe nga krimi se jo vetëm që do përballeni me forcën e ligjit dhe ndëshkimin e ligjit, por edhe si korrupsioni dhe krimi do iu zhveshin nga dinjitet. Kur ta kuptoni këtë gjë do jetë shumë vonë për ta korrigjuar gabimin. Mos u thyeni nga krimi, jeni të guximshëm, jo vetëm nga krimi por edhe nga politika që për fat të keq ende dhe ajo politikë  e mbrapshtë vazhdon atë rrugën e përbaltjes që e ka ringjallur dhe po e ringjallin fantazmat e politikës së vjetër. Mos u thyeni nga këto sulme, shikoni drejt sëardhmes, drejt zbatimi të ligjit. Policia vazhdon të jetë një institucionet që ka besimin më të lartë më komunitet, me të gjithë tentativat për ta përbaltur, vazhdon të jetë një nga institucione që gëzon besimin e publikut dhe shoqërisë. Jo vetëm të shoqërisë shqiptare, por si asnjëherë tjetër edhe besimin e partnerëve ndërkombëtar”, tha Çuçi.

Të fundit

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare,...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria dërgon në gjyq 13 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10...

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u mësuan me një mënyrë jetese...

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer kanceri, falë një ilaçi imunoterapie,...

Lajme të tjera

Web TV