“Berisha ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit”, Braho për Gledis Nanon: Fliste shumë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti Spartak Braho i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në News24  duke folur për hapjen e Dosjeve deklaroi se edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit, por edhe shërbimeve të tjera.

Po ashtu ai foli edhe për largimin e ish-kreut të Policisë Gledis Nano i cili sipas tij u largua asi dorëzoi një listë me drejtues të policisë së vendit të cilët zotëronin biznese dhe merrnin rroga nga palë të dyta.

Sakaq, ai shtoi se Nano ka pasur dhe komunikime të vazhdueshme me ambasadën amerikane në vend, duke lënë të kuptohet se mund të ketë qenë një nga arsyet për largimin e tij nga detyra.

“Shqipëria nuk ka patur vullnet për t’i hapur Dosjet sepse ka patur shumë nga ata që u angazhuan te këto ndryshimet demokratike, kështu që drejtuesit e parë të PD në Durrës ishin bashkëpunëtorë të ish-sigurimit, edhe Sali Berisha ka qenë bashkëpunëtor, edhe i shërbimeve të tjera. I kam thënë hajde shkojmë në gjyq, dikush thoshte i ka marrë dosjet në shtëpi, njerëzit janë gjallë akoma, kanë lënë shënime. Para ’90-ës kam qenë gjyqtar, kam punuar me Dosjet, kam kaluar me mijëra dhe nuk ma bën syri tërr shumë se e njoh nga afër një pjesë të tyre.

 

 

Votimi ligjit nga opozita dhe mazhoranca ishte për të hequr qafe kundërshtarët, nuk ka gjë tjetër në këmbim. Marrëveshja është sa për të bërë numrat, ne do heqim këtë, ju bjerini atij tjetrit. Ai ikën në Izrael për t’i thënë më mbroni nga Irani dhe këtej viziton fabrika kanabisi. Vizita e Ramës ishte provokuese sepse ne mbrohemi nga kapitulli i pestë i NATO-s, ai nuk ka besim te NATO as Amerika dhe i kërkon ndihmë Izraelit, por atje vajti dhe u takua me sheikun e Katarit. Vajti të kthejë lekët në euro ose eurot në lekë.

Lexo edhe :  Surpriza e samitit/ Çfarë është “Bisha” që bashkoi Trump dhe Putin

Nuk është çudi, policia atë punë ka, e papërgatitur është, i është dhënë urdhër nga qeveria që në 100 ditët e ardhshme do punojë jashtë orarit, pa paga. Raste të tilla ka pasur gjithmonë, duhen eliminuar, por policia nuk është e kujdesshme dhe e kulturuar, i nxjerrin me 6 muaj kurs. Duhet de kriminalizuar policia, nuk mund të punojnë drejtorë milionerë me biznese, të lidhur me krimin, mora vesh ish drejtori i mëparshëm u hoq se ka dorëzuar një listë me disa drejtues që merrnin rroga nga palë të tjera., e hoqën se fliste shumë anglisht me ambasadën amerikane”, u shpreh Braho.

Të fundit

INSTAT: Rritet punësimi tek të moshuarit! Shkak emigrimi dhe pensionet e ulëta

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014, por u kuptua vetëm së...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Lajme të tjera

Web TV