Epike! Nuk gjente dot hotelin në Gjirokastër, Jim Belushi i kërkon ndihmë publike Ramës

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh.

Lajmin për ardhjen e tij në Shqipëri e bëri të ditur vetë aktori shumë i dashur përmes një postimi në Instagram, ku publikoi fotografi nga rrugët e Tiranës.

Jimi ka nisur një tur nëpër Shqipëri. Ditën e djeshme ndodhej në Korçë dhe më pas në Gjirokastër.

Por teksa ndodhej në Gjirokastër, aktori ka postuar një video ku me humor i kërkon kryeministrit ta ndihmojë të gjejë hotelin.

“Edi, nuk mund ta gjej hotelin”, shkruan aktori krahas videos.