Pse nuk përgjigjet për rastin e Lear Kurtit? Rrumbullaku: Brenda 48 orësh do të…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u shpreh i gatshëm që të të japë të gjitha sqarimet e nëvojshme në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti katër ditë më parë. Rrumbullaku është në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ku pritet të diskutohet suulmi kibernetik i kryer muajt e fundit.

Ai iu përgjigj interest të deputetëve demokratë të cilët kërkuan sqarime lidhje me ngjarjen. Dhe sa i përket vrasjes së të riut Klodian Rasha Rrumbullaku u shpreh i gatshëm të jepte sqarimet e nevojshme para Komisionit të Sigurisë në cilësinë e ish-drejtorit të Agjensisë së Mbikqyrjes Policiore.

Muhamet Rrumbullaku: Nuk i japm përgjigjur komisionit se kam pasur një aktivitet në SHBA- Sa i përket vrasjes së Kurtit jam i gatshëm të paraqitem brenda 24 orëve që të jap shpjegime, Edhe për rastin e Klodian Rashëss në cilësinë e ish-drejtorit të AMP ju jap shpjegime.