Giorgia Meloni e nis me “dorë të hekurt”: Duhet të ndalohen menjëherë emigrantët që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Giorgia Meloni është kryeministrja e re e Italisë, por duket se qëndrimet e saj do të jenë ndryshe nga të ‘paraardhësve’.

Ajo ka përdorur fjalimin e saj të parë për deputetët për të theksuar synimin e saj për të ndaluar anijet me emigrantë që kalojnë Mesdheun.

“Ne duhet të ndalojmë nisjet e paligjshme dhe trafikimin e qenieve njerëzore,” tha ajo, duke përsëritur një premtim të fushatës për të ndaluar anijet që shkojnë në Itali nga Afrika e Veriut.

Për vite me radhë Italia ka qenë një qendër për emigrantët e parregullt që shkojnë drejt Evropës. Më shumë se 77,000 kanë bërë kalimin shumë të rrezikshëm drejt Italisë këtë vit, duke ushtruar presion mbi komunitetet lokale.

Meloni, drejton partinë Vëllezërit e Italisë dhe ka ardhur në pushtet në krye të një koalicioni të krahut të djathtë.

“Ne nuk synojmë në asnjë mënyrë të vëmë në dyshim të drejtën e azilit për ata që ikin nga luftërat dhe persekutimet. Gjithçka që duam të bëjmë në lidhje me emigracionin është të ndalojmë trafikantët e njerëzve që të kenë zgjedhjen për të vendosur se kush hyn në Itali,” tha ajo.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV