Erik Ten Hag i kënaqur me paraqitjen e Cristiano Ronaldos: “Ai ishte i mrekullueshëm”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ishte i lumtur që pa Cristiano Ronaldon në formë në fitoren e tyre kundër Sheriff Tiraspol në Europa League.

Ylli portugez u rikthye në formacionin e Unitedin për herë të parë pasi u largua drejt zhveshtores para mbylljes së ndeshjes në fitoren e madhe ndaj Tottenhamit javën e kaluar – duke e detyruar Ten Hag ta suspendojë për ndeshjen me Chelsean fundjavën e kaluar.

Sulmuesi u kthye nga ky ‘mërgim i përkohshëm’ në stërvitjet me ekipit të parë të hënën dhe të enjten menjëherë ishte pjesë e formacionit në Europa League, ku shënoi edhe një gol.

Ten Hag është i bindur se Ronaldo do të vazhdojë të shënojë edhe pas fitores 3-0.

“Ai ishte i mrekullueshëm. Krijoi raste dhe skuadra krijon për të. Ai ka nevojë për një gol për të kapërcyer atë pikë dhe unë jam i bindur se do të arrijë më shumë gola”, ka thënë fillimisht Ten Hag për BT Sport.

“Doja të shihja Cristianon dhe Marcus Rashford afër së bashku, dhe kjo është arsyeja pse ne bëmë zëvendësimin tonë të planifikuar për të larguar Antonyn”.

“Zëvendësimet tona ishin të planifikuara. Ne jemi të sigurt që do të shkojmë në ndeshjen e fundit në atë që duhet të bëjmë”, përfundoi trajneri i Unitedit.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV