“Mëso si trajtohet një femër”/ Dalin pamjet kur shqiptari qëllon marokenin (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e një 45-vjeçari maroken Abderrahim El Kharmoudi në një lokal në Milano ka ndodhur përgjatë harkut kohor 22:45 – 23:58. Gjithçka nisi pas sherrit me një vajzë mbrëmjen e së dielës. Rindërtimi i ngjarjes është bërë nga pamjet e marra nga kamerat e sigurisë. Si autor i ngjarjes akuzohet një shqiptar 21-vjeçar, me precedentë penalë dhe i identifikuar nga mediat italiane si Aldo.

DINAMIKA

Në orën 23:30, karabinierët morën një telefonatë për tre të shtëna me armë zjarri jashtë një lokali në sheshin Liberta. Kur mbërritën në vendngjarje, autoritetet e gjetën lokalin të mbyllur.

Në vendngjarje nuk u gjetën persona të plagosur. Megjithatë, 500 metra më tutje ndodhej një Volkswagen Polo e bardhë, brenda së cilës ishte 45-vjeçari maroken në gjendje të rëndë shëndetësore. Në dorë ai mbante një thikë dhe pak çaste më vonë ndërroi jetë.

Kontakti parë mes Abderrahim El Kharmoudi dhe Aldos, vrasësit të dyshuar, që ishte në shoqërinë e një shoku dhe të fejuarës së tij ndodhi në orën 22:45 minuta, kur ishte dhe përplasja e parë.

Pas disa fjalëve dhe kërcënimeve, 45-vjeçari largohet me makinë për t’u rikthyer sërish. Ai rikthehet në lokal dhe shkon të kërkojë të fejuarën e Aldos. Ky i fundit në ato momente, pasi ishte larguar me skuter dhe po rikthehej në lokal. El Kharmoudi afrohet disa herë në mënyrë kërcënuese drejt vajzës, së cilës i dalin në mbrojtje 3 të rinj të tjerë në lokal.

Ai i ngre dorën dhe duket sikur do ta godasë, por në fakt godet me shkelm koshin e mbeturinave, përpara se të kthehet për t’u larguar nga dera e lokalit. Por ai goditet dy herë më armë zjarri nga një armë që ende nuk është gjetur.

Lexo edhe :  Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trump

Një person që dyshohet të jetë 21-vjeçari shqiptar thërret: “Hajde këtu bir k*rve, ku shkon”. Disa prej dëshmitarëve thonë po ashtu se e dëgjuan të thoshte: “Kështu mëson të respektosh femrat”.

Në këtë pikë, 45-vjeçari hipën në makinë, bën pak metra e më pas bie pa ndjenja në sedilje. Të tjerët u larguan. Sipas karabinierëve, të njëjtën natë u arratisën drejt Brukselit, duke kaluar nga Zvicra. Megjithatë, ata u vunë në pranga pasditen e së mërkurës.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV