Ronela Hajati: Kënga ime është një nga hitet më të padiskutueshme në historinë e RTSh-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme, u publikua lista e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e RTSH-së, ku njëri prej tyre do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Kjo ka bërë që përfaqësuesja e vjetshme, Ronela Hajati të jetë nostalgike. Ajo ka publikuar në Instagram një pjesë nga performanca e këngës me “Sekret”.

Ronela thotë se ndihet shumë e emocionuar, pasi kjo këngë është një nga hitet më të padiskutueshme në historinë e festivalit.

“Që kur nisi sezoni i Festivalit të Këngës u bëra shumë nostalgjike duke e parë këtë. Pas gjithçkaje që u tha e që ndodhi, por për këto nuk e di nëse do të flasë ndonjëherë, ‘Sekret’ është një nga hitet më të padiskutueshme në historinë e festivalit.

Nëse do ta rikëndoj ndonjëherë me këtë këngë në skenë do qaj e sigurt. Ne kemi bërë një punë të mahnitshme. Ju dua me gjithë zemër”, ka shkruar këngëtarja krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Kujtojmë që performanca e Ronelës krijoi shumë polemika dhe u komentua pafund kudo. Megjithatë, nuk arriti të futej në finale.

Të fundit

Mbante me forcë bashkëjetuesen italiane, përfundon në pranga 27-vjeçari në Fier

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast Reaction”. Operacioni, rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet Policisë së Fierit, Drejtorisë së...

Lady Gaga thyen rekorde: Mbi 2 milion njerëz ndjekin live koncertin e saj në Rio

Më shumë se dy milionë njerëz morën pjesë në një koncert falas të Lady Gaga-s në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro, sipas zyrtarëve...

Vladimir Putin paralajmëron Ukrainën: Nëse na sulmoni sërish, Kievi nuk do ekzistojë më

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka njoftuar një paralajmërim të ashpër ndaj Ukrainës. Në njoftimin e tij, Medvedev ka thënë se...

Marrëveshja me Italinë për pensionet zbatohet nga qershori, si do të kryhet përllogaritja

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të hyjë në fuqi dhe nis nga zbatimi në muajin...

Berisha në Tropojë: Nuk po vdes njeri për bukë, por po flasim të jetojmë me dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të dielë takimin përmbyllës elektoral në Tropojë të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV