“T’i dalim Zot Shqipërisë”/ Protestë kombëtare më 12 nëntor, zbulohet slogani i PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së përjavshme për mediat është ndalur edhe te protesta e paralajmëruar e 12 nëntorit.

Berisha tha se protestë do të jetë e papërmbajtshme pasi qytetarët janë të zemëruar dhe revoltuar me qeverisjen e Edi Ramës.

Sakaq, është zbuluar edhe slogani që ka vendosur Partia Demokratike për protestën kombëtare të thirrur më 12 nëntor.

“Shqipëria në rrezik, protesto, t’i dalim zot, bashkë”, është slogani i PD të cilin e ka postuar në rrjetet sociale Dega 6 e PD.