“Ule zërin!”/ Braçe ‘ngatërron’ Tabakun me Krifcën: Jeni të dyja aty aty

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku po diskutohet miratimi i projektligjit për buxhetin faktit për vitin 2021.

Kështu ka pasur replika dhe kundër replika mes deputetes së PD, Jorida Tabaku dhe atij socialist Erion Braçe sa i përket rritjes ekonomike dhe rritjes së pagave. Tabaku tha se shteti nuk mund të shihet kurrë si punëdhënësi më i madh në vend teksa akuzoi dhe njëherë qeverinë se paguan koncensionarët për shërbime që nuk kryhen.

Tabaku i kërkoi Braçes të ulë tonin e zërit teksa nuk mungoi dhe përgjigjia e këtij të fundit, i cili u shpreh se Tabaku i ngjan me ministren e Bujqësisë Frida Krifca e cila gjatë interpelancave në Kuvend i ka kërkuar disa herë që të ulë tonin e zërit.

Diskutimet:

Jorida TabakuNuk mund të jetë shteti punëdhënësi më i madh…

Erion Braçe flet pa mikrofon, nuk dëgjohet.

Eduart ShalshiJu lutem mos i ndërhyni.

Jorida TabakuNa lini të lexojmë këto që na keni dhënë se ato po lexojmë. Unë ngrita problemin për rindërtimit. Nuk ka asnjë shpenzim jashtë ligjit të buxhetit të shtetit, ka vetëm shpenzime brenda buxhetit të shtetit. Ti akoma po vahzdon po akomodon këto fonde se si e keni shkruan ligjin se si i keni tenderuar fondet atë e di qeveria, kjo është një përgjegjësi shumë e madhe. Ka njëkohësisht pagesa të kryera nga viti i mëparshëm.  Kur nuk e krye siç duhet kontratat pse qeveria shqiptare vazhdon ti paguajë. Ndërkohë që flasim ERE ka njoftuar se në muajin nëntor do të futet në fuqi fasha 800 KË dhe mbi këtë fashë qytetarët do të paguajnë me 44 lekë për kilovat.

Erion Braçe: Sa i përket pagës minimale ka një marrëveshje të heshtur për pagën minimale që ajo pagë të jetë referuese për pagimin e kontributeve shoqërore me qëllim që këtyre biznesmenëve të mëdhënj që tashmë kanë dhe monopolin mbi bizneset…

Lexo edhe :  Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum

Jorida Tabaku: Uleni zërin…

Erion Braçe: Faleminderit ma thotë edhe Frida këtë, jeni të dyja aty aty  Paga minimale në këtë vend nuk është kurrë paga e caktuar me vendim qeverie. Ështa favor që i bëhet sipërmarrjeve të mëdha private me një numër të madh punonjësish.

 

Të fundit

Shkodër, përfshihet nga zjarri masivi pyjor i Qafë-Qelës

Një zjarr ka rënë sot në pyjet mes Vaut të Dejës dhe Pukës. Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të...

“Nuk garoj në festivale, sepse fituesi paracaktohet! Këtu funksionon vetëm miku”

Iftuar në episodin e radhës në podcastin “FLET” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Stine, një nga kantautorët...

Shpresë, Frikë dhe Besueshmëri, Trinom i Pashkëputur në Udhëtimin Europian të Shqipërisë

Nga Fejzo Subashi Prej më shumë se tridhjetë vitesh, Shqipërinë e kanë shoqëruar tri ndjenja të fuqishme në udhëtimin e pa fund të saj...

Tiranë, gjendet i pajetë në makinë një 29-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete...

“A të thashë se Shabani është njeri i Veliajt?” Profesori i kujton lutjen Lapajt

Pas kërkesës së Zeqir Kordhonit në KQZ, se do të mbajë mandatin e deputetit që fitoi nga koalicioni “Nisma Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endri...

Lajme të tjera

Web TV