Luftë si në lojëra kompjuterike? Gjermania lajmëron suksesin e testimeve të armëve

Një risi në fushëbetejë mesa duket do të jenë armët të cilat nuk funksionojnë me municione, por me lazer., pra energji të përqendruar.

Kompania gjerman Rheinmetall Waffe Munition, ka njoftuar se forcat e armatosura gjermane kanë përdorur me sukses armë me laser të vendosur në një anije, për të eliminuar dronë.

Prova është kryer më 30 gusht të këtij viti, kur luftanija gjermane Sachsen me sukses përdori laserin dhe shkatërroi dronët mbi Detin Baltik.