Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24 ka komentuar ngjarjet e fundit politike në vend.
Në lidhje me marrëveshjen mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, Paloka u shpreh se çdo herë që Ilir Meta e Sali Berisha kanë bashkëpunuar, e kanë dërguar koalicionin në fitore.
Ai shtoi se e sheh si absurd faktin që ka brenda PD deputetë që nuk duan fitoren e kësaj partie.
“Kemi qenë në aleancë me LSI edhe në zgjedhjet e fundit por marrëveshje të nënshkruar dhe bashkëpunimi Meta-Berisha, sa herë kanë bashkëpunuar e kanë çuar koalicionin në fitore. Ky është qëllimi i marrëveshjes. Pjesa më e madhe e shohin si rrezik këtë marrëveshje e ka pakënaqësi edhe brenda pjesës tjetër të deputetëve të PD. Duket absurde që deputetë të PD nuk duan fitoren e PD.
Është i nevojshëm bashkëpunimi me partitë dhe individët opozitarë”. i pyetur për simbolikën me dy gishtat lart, gjest të cilin së fundmi po e përdor edhe Ilir Meta, Paloka tha se mendon që lkjo nuk sdimbolizon gjë tjetër veç simbolikës së saj fillestare, pra fitores.
“Simbol i fitores. Çërçilli është i pari që i përdori me këtë simbol. Që kur e bëmë si simbolin tonë, kjo ka qenë simbolika. Fakti që i përdor edhe Meta tregon se dëshiron të tregojë lidhje të fortë”, tha ai.