Bashkimi PD-PL/ Rama: Me paratë ruse duan të sjellin konfliktin social

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se marrëveshja mes Sali Berishës dhe Ilir Metës janë bërë të sjellë një konfikt social. Duke e lidhur edhe financimin e Partisë Demokratike nga Rusia, kryeministri theksoi se kjo është influencë e drejtpërdrejtë ruse në Shqipëri.

Edi Rama ka komentuar aleancën mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, duke thënë se është një koalicion rublash që synon një konflikt social dhe ndryshim të pushtetit jo me votë, por me dhunë. Sipas Ramës, pavarësisht se opozita nuk e pranon, Rusia financoi PD për të rrëzuar qeverinë dhe për të fituar zgjedhjet. “Një gjë është e sigurt se ajo aleanca për të cilën deri dje mua më thoshin po çke me ata, njëri një plak në pension, tjetri është në presidencë, pse i thua Lulit ndahu nga ata të dy-ja pra që dhe këtu nuk ka qenë e thjeshtë. Ajo është një aleancë rublash që synon të arrijë aty ku u synua edhe më parë me financimin rus, në krijimin e një konflikti social për të realizuar atë që nuk kanë nguruar ta thonë asnjëherë ndryshimin e pushtetit jo me votë, por me dhunë, me presion, me detyrim të ndryshimit të rregullave dhe qeverise në tavolinë”, theksoi kryeministri. Rama u shprehu gjithashtu se nuk është rastësi që PD kur ishte në pushtet votoi pro rezolutës ruse që e akuzonte Shqipërinë për trafik organesh. Sipas tij, sërish sot u thonë shqiptarëve se “e keqja nuk vjen nga Kremlini, por nga Edvini”. “Këtu sot lidhet edhe historia e thikës së ngulur në shpinën e UÇK. Si shpjegohet që përfaqësuesit e PD në qeveri në atë kohë bashkohen me delegacionin rus në Këshillin e Evropës dhe votojnë një rezolutë ku akuzohet Shqipëria si vendi ku UÇK shkulte organe njerëzish dhe i trafikonte për të fituara para. Ka akoma, se nuk ka si shpjegohet edhe kjo sot, kur e gjithë bota e di që nga vjen e keqja, vjen nga Kremlini, këta i thonë shqiptarëve se e keqja nuk vjen nga Kremlimi, por nga Edvini”, u shpreh ndër të tjera Rama. Kryeministri Edi Rama tha se ajo që është zbuluar deri tani për paratë ruse në politikën shqiptare është vetëm maja e ajsbergut. Akuzat e opozitës në drejtim të tij i cilësoi si jo të rastësishme. “Kjo nuk është interes i vogël pushteti apo paraje. Kjo është influencë e drejtpërdrejtë ruse në Shqipëri. Kur ne e kemi ngritur këtë problem, na thanë se janë shpifje të Edi Ramës dhe Sorosit. Mirëpo na doli në raportin e CIA-s. Dhe po ju them se është vetëm maja e ajsbergut”, tha Rama nga Erseka gjatë një takimi me fermerë. “Historia e zhytjes së asaj partie në thesin e rublave të monedhës ruse as nuk filloi me atë që dimë dhe dini, as nuk ka mbaruar me atë që dimë dhe dini. Kjo është një aleancë rublash, mes të dyja atyre partive që janë atje dhe të cilave iu bëjnë jehonë disa pasqyre të shtrembëruara komplet mediatike, që helmojnë pa pushim me shpifje nga më banalet”, është shprehur Rama. Në shtator 2014, një zyrtar amerikan konfirmoi për Zërin e Amerikës se Shqipëria ishte mes vendeve ku Rusia kishte injektuar para. “Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazmë”, tha burimi i qeverisë amerikane. Paratë ishin pjesë e një shume më të madhe, mbi 300 milionë dollarë, që Rusia ka dhënë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014. Sipas SHBA, vetë Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën.

Të fundit

5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të...

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të artikujve për fëmijë Silver Cross...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Tensione në BBV/ Jozi debaton ashpër me Laertin: Pijanec i keq!

Pas spektaklit të së martës, banorët e Big Brother Albania VIP duket se nuk kanë gjetur qetësi, pasi darka në oborr u kthye në...

Emrat/ Kush janë 11 kandidatët e PS në qarkun Shkodër

Drejtuesi politik i PS në Shkodër, Benet Beci, ka prezantuar ekipin prej 11 kandidatëve të PS. Lista e mbyllur Marjana Koceku Onid Bejleri Xhenis Çelaj ...

Lajme të tjera

Web TV