“S’preket flamuri i PD”/ Alibeaj refuzoi bashkëpunimin, Berisha i prerë: I ka hesapet keq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditen e sotme Enkelejd Alibeaj deklaroi se palët e Partisë Demokratike nuk do të bashkohen për zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të zhvillohet me 14 maj. Dialogu i nisur prej pak javësh ka dështuar dhe grupi që mbështet Enkelejd Alibeajn ka vendosur të dalin me kandidatët e tyre në zgjedhjet lokale.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PD, z.Sali Berisha.

Në një deklaratë për mediat e mbledhura para selisë së Partisë Demokratike, i pyetur nga gazetarët për ndikimin e vendimit të Alibeajt, Berisha theksoi se nuk dihet sesa persona kanë marrë vendimin, megjithatë shtoi se e kishin të qartë vijën e kuqe, se nuk do të prekej as Statuti dhe as Primaret.

Statusi i 11 dhjetorit është Kushtetueta e PD ë rithemeluar. Statuti është jashtë çdo lloj imagjinate, kompetence për t’u shkelmuar.  është dokumenti bazë i PD në momentet kur ishte në momentin “To be, or not to be”. Është ky statut që përbën themelin e fitores në zgjedhjet e 14 majit por para saj leksioneve historike që do marrë klika e Edi Ramës. Ose çeta e hajdutëve. Opozita nuk pengohet nga asgjë për të firmos fitoren në këto zgjedhjet. Janë një grup deputetësh. U ftuan dhe erdhën pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen dhe të garonin për çdo post në këto bashki. Të paraqesnin kandidatura. Ose të krijonin fraksionin. Ata, sesa janë nuk e di, nuk e duan as statutin, as primaret. Ai që prej flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë keq. Do ta shihni ditët e ardhshme. Nuk i preket flamuri PD-së,”-tha Berisha në fjalën e tij.

Të fundit

Berati, qytet me shpirt

"Ka qytete që kanë shpirt: janë pikërisht ata që kanë një të kaluar. Nga kjo pikëpamje, qytetet u ngjasojnë...

Crystal Palace mposht Liverpool-in dhe fiton Community Shield

Crystal Palace ka fituar Community Shield, duke mposhtur në finale Liverpool-in, nga pika e bardhë e penalltive 3-2, pasi koha e rregullt u mbyll...

Kush është Mefail Shkodra, u mori jetën 3 personave në Gjilan

Mefail Shkodra, i akuzuar si autori i vrasjes së trefishtë në Gjilan, është person me precedent të mëparshëm kriminal. Në qershor të vitit të...

Premtimi i bujshëm që Perez i ka bërë Modric, pas transferimit te Milan

Pas një dekade suksesi të jashtëzakonshëme me Real Madridin, mesfushori kroat Luka Modric u largua këtë verë si lojtar i lirë dhe u transferua...

Breshëri plumbash mes dy automjeteve në Tetovë, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tetovë. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se një person ka humbur jetën dhe...

Lajme të tjera

Web TV