Champions League/ Real Madrid përballet me Celtic, formacionet zyrtare të dy skuadrave

Real Madrid kërkon të mbyllë me fitore grupet e Champions League. Los Blancos do të presin në shtëpi Celtic, në takimin që do luhet në orën 18.45.

Trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti e nis në sulm me Asensio, Rodrygo dhe Vinicius. Në stol është Karim Benzema, futbollisti francez mund të aktivizohet në pjesën e dytë.

Mesfusha duket mjaft cilësore dhe tekniku nuk është kursyer aspak duke aktivizuar emra si Kroos dhe Modric.

Skocezët e Celtic janë tërësisht pa objektiva, pasi do e mbyllin këtë fushatë në vendin e fundit. Real Madrid ka siguruar kualifikimin, por për t’u diskutuar mbetet vendi i parë.

Real Madrid: Courtois;Carvajal Militao Alaba Mendy;Valverde, Kroos, Modrić;,Asensio Rodrygo, Vinicius.
Celtic: Hart; Juranovic, Starfelt, Jenz, Taylor; O’Riley, Hatate; Abada, Mooy, Maeda; Furuhashi.