Çanta me sende me vlerë nga Franca në Shqipëri, SPAK heton shoferin e Ardi Veliut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka nisur një hetim për trafikimin e sendeve me vlerë që dërgoheshin përmes çantave nga Franca në drejtim të Shqipërisë.

Hetimi që ka marrë spunto nga disa informacione të sjella nga autoritet e Drejtësisë Francese, ka vendosur në verifikim dhe shoferin personal të Ardi Veliut, i cili më parë ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ndërsa aktualisht mban postin e Drejtorit të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, pranë Ministrisë së Brendshme.

Sokol Idrizaj, së bashku me persona të tjerë në Shqipëri, janë duke u hetuar nga SPAK, pas dyshimeve të forta se janë implikuar në trafikimin e sendeve me vlerë si flori, ora dhe bizhuteri të ndryshme që mendohet se vinin me çanta nga territori Frances.

Në kuadër të këtij hetimi, SPAK pak kohë më parë ka ushtruar një kontroll në banesën e Sokol Idrizaj, me shpresën e gjetjes së sendeve me vlerë apo çdo provë që mund ta implikonte totalisht.

Por nga ky kontroll mësohet se oficerët e BKH-së nuk kanë mundur të gjejnë sende kompromentuese.

Njëherësh SPAK, ka ushtruar kontrolle dhe në banesat e disa personave të tjerë tjerë, që janë pjesë e verifikimeve dyshuese si të përfshirë në trafikimin e sendeve me vlerë.

Për shkak të kësaj dosje penale, mësohet se Ardi Veliu ka pezulluar nga funksioni, shoferin e tij personal, deri në një moment të dytë kur situata penale e tij të sqarohet plotësisht nga SPAK.

Sipas të dhënave hetimore, emri i Sokol Idrizaj shoferit personal të Ardi Veliut, ka dalë si pritës i disa çantave të dërguara nga Franca në drejtim të Shqipërisë.

Idrizaj është marë në pyetje dhe ka treguar para oficerëve të BKH-së, rrethanat e pritjes së këtyre dërgesave.

Lexo edhe :  Detyrimet e papaguara të energjisë/ Skema lehtësuese deri në fund të vitit 2024

Ndaj tij por edhe personave të tjerë të dyshuar nga SPAK, deri në këtë fazë ku ndodhen hetimet, nuk është marrë asnjë masë ndaluese.

Nga Franca, këto çanta mësohet se janë dërguar nga vajza e Idrizaj që jeton dhe studion në Francë.

Tashmë SPAK së bashku me homologët e tij në Francë, janë duke kryer verifikime për të mësuar dhe mbledhur fakte rreth këtij trafiku të sendeve me vlerë, që dyshohet se janë grabitur nga shqiptarë të ndryshëm në Francë dhe transportohen në rrugë të ndryshme në Shqipëri.

Të fundit

“Pranvera nuk ndalet”, çfarë po paralajmëron kreu i PL-së Meta?

Kreu  i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të piktorit Avni Delvina. Në foton...

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Lënda e bardhë është përgjegjëse për transmetimin e sinjaleve të ndryshme dhe të vazhdueshme në tru. Ajo shërben për të lehtësuar komunikimin në mbarë...

Sot protesta e katërt para bashkisë Tiranë, apeli policisë:Distancohuni nga çdo akt dhune

Sot, 26 prill, do të zhvillohet protesta e radhës e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë Tiranë. Protesta e cila...

Pluhur afrikan dhe rritje temperaturash, çfarë ndodh me motin në fundjavë

Meteorologu Hakil Osmani ka treguar si do të jenë kushtet e motit për fundjavën dhe çfarë na pret fillimin e javës së ardhshme. Ai...

Gjeografia e simpatizantëve të 4 politikanëve kryesorë

Nga Eduard Zaloshnja Një nga pyetjet e përmuajshme në sondazhin që zhvilloj për Report TV është: “Për cilin nga 4 politikanët kryesorë keni opinionin më...

Lajme të tjera

Web TV