Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ismail Kadare apo Dritëro Agolli, cili është më i madhi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Roland Qafoku

Shqipëria është një komb shumë i vogël për të patur një shkrimtar të kalibrit të Ismail Kadaresë. Por Shqipëria është një komb po aq i vogël për të patur përveç tij edhe një poet dhe shkrimtar tjetër si Dritëro Agolli. Kadare si monark i letrave shqipe dhe Agolli si patriark, mbeten padyshim produkti më unikal i të njëjtës periudhë në historinë e lëtërsisë shqipe. Por kur dy talentet më të mëdha të shekullit të 20-të shpërthyen, mori udhë edhe një debat se cili është më i miri Ismail Kadare, apo Dritëro Agolli. Cili është më i pëlqyeri? Cili është më përfaqësuesi? Cili është më i njohuri ndërkombëtarisht? Cili është me i vlefshmi dhe cili është mbreti dhe cili është princi i letrave shqipe? Nuk besohet se e njëjta pyetje mund t’u jetë drejtuar kaq shpesh për dy shqiptarë bashkë?

Më kujtohet në shkollën e mesme se një nga debatet më naivë që bënim me njëri-tjetrin mbështetej pikërisht te këto pyetje. Klasa ndahej në dy grupe që kuptohej qartë se shumë lehtë mund të ishte edhe me Kadarenë por po aq lehtë mund të ishte edhe me Agollin. Sot kuptoj se e vetmja ndarje klasore që ndodhte në atë kohë në shkollë ishte nëse ishte në “klubin” e Kadaresë apo në të Agollit në të cilin futej edhe detaji që lidhej me numrin e librave me këta dy autorë që kishte lexuar secili nga ne.

Për dikë, Kadare ishte më klasik, më i epërm, më me sqimë, më me ndjenjë, aq sa ishte pothuajse turp të mos dije përmendësh vargjet e tij dashurore “Ca pika shiu ranë mbi qelq/Dhe unë për ty se çndjeva mall. /Jetojmë të dy në një qytet./Dhe rrallë shihemi, sa rrallë. Apo të tjera akoma më me ndjenjë: ”Jo, nuk kish si ndodhte ndryshe/Ndodhte ndryshe skish se si./ U desh të zhdukeshin përbindshat/ që në këtë botë të vije ti”.
Për të tjerë Dritëro Agolli ishte i shkrirë me masat, ishte më popullor, më me këmbë në tokë aq sa i jepnin të drejtë me vargjet e tij “ti merrja kecat që shikoj në rrugë dhe ti çoj në Lidhjen e Shkrimtarëve”. I fliste kombit, gurëve, kafshëve, pemëve dhe të gjithë i dinim përmendësh vargjet: Nënë Shqipëri/Mblidhen rreth teje burrat me thinja të lashta/Mblidhen rreth teje vajzat dhe djemtë si zogjtë/Me tokën tënde në duart e ashpra/Me hekurin tënd në supet e fortë/. Por sa lart e ngrinte dashurinë Agolli kur thurte vargje nga Stambolli, bashkëshortes Sadijes: E ku ta lija një lanete/Një xhinde Shkodre, një kaproll./ Ajo me not do çante dete/ Dhe do më gjente në Anadoll.

Më dukej si një lojë fëminore në atë kohë, por që nuk dukej edhe aq kur mësoja se një debat i tillë zhvillohej edhe në shkolla të tjera, në universitete, e deri te institucione dhe grupe shoqërore. Edhe vetë shteti komunist e nxiste këtë duel. Herë i ngrinte në qiell të dy, e herë u fuste ndonjë kopaçe po të dyve, aq sa në mënyrë vulgare kryeministri i asaj kohe Mehmet Shehu tha në një takim: Ju jeni dy shkrimtarët më të mëdhenj të Shqipërisë. Ty Dritëro dhe ty Ismail partia ju ka si dy qetë që lërojnë tokën, por që herë pas herë u çpojmë që të lëroni sa më mirë. Dhe çpim për diktaturën ishte ndalimi i botimit të veprave. Ajo ndodhte rregullisht, edhe me Ismailin edhe me Dritërorin dhe po aq rregullisht ata ngriheshin në qiell. Vetëm me një ndryshim: Ngritja në qiell vinte më shumë nga populli se shteti i survejonte në çdo drejtim.

Por çduhet të themi sot për Ismail Kadarenë dhe për Dritëro Agollin? Ç’duhet të themi kur Kadare pothuajse e ka mbyllur krijimtarinë e tij dhe nga lartësia e afër 85 viteve të jetës shijon pleqërinë e thellë dhe me Dritërorin që nuk jeton më por që emrin i tij është në piedestalin e letërsisë sonë për gjithë prodhimtarinë e tij? A duhet të vazhdojmë me konkurse cili është më i miri? A duhet ti ndajmë siç ndahemi si tifozë partish apo duhet të kënaqemi që letërsia jonë nxori si kurrë me parë njëherësh dy talente që secili kishte veçantinë e vet?

Po vetë ata me njëri-tjetrin si janë sjellë? A kanë patur rivalitet? A ka patur duel talenti i tyre? A e kanë vlerësuar njëri-tjetrin? A janë grindur? A kanë patur qefmbetje? Për fat, të dy i kam takuar, kam zhvilluar shpesh me ta biseda të gjata dhe i kam intervistuar disa herë dhe këtë e kam mes eksperiencave më të vyera në karrierën time si gazetar. Duke i shtuar kësaj edhe pasionin ekstrem të përhershëm ndaj veprës së tyre, po jap modestisht një opinion timin pa bërë gazetarin partizan, apo tifozin e facebook-ut.
Sigurisht që marrëdhëniet e tyre kanë patur ulje-ngritje. Por ama madhështia e tyre është parë në shumë aspekte. Ka një sjellje kalorsiake të Ismail Kadaresë në vitin 2006 teksa shkroi në kapakun e librit të Dritëro Agollit “Zhurma e erërave rë dikurshme” fjalët: “Një nga librat më të mirë të kohës”. Libri u ndalua dhe u hoq nga botimi në vitin 1964 dhe pas 42 vetësh ai u ribotua denjësisht duke iu shënuar në kopertinë edhe këtë shënim të Kadaresë.

Edhe më kalorsiake është sjellja e Agollit tre vjet më vonë. Më kujtohet që unë kërkova ti merrja një prononcim kur në vitin 2009 Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve i ishte drejtuar institucionit “Nobel” në Suedi që edhe Dritëro Agolli të ishte kandidat për çmim krahas Ismail Kadaresë. Përgjigja e Agollit ishte unikale: Shqipëria dhe letërsia shqipe ka vetëm një kandidat për çmimin “Nobel”. Ai është Ismail Kadare.

Kjo ishte në të gjallë të Dritërorit dhe nuk është pak. Por se çfarë vlerësimi kishte dhe ka Ismail Kadare për Dritëro Agollin është përjetimi kur mësoi vdekjen e tij më 2015: “Ishte ndër lajmet më tronditës. Jo vetëm për mua por edhe për njerëzit e artit e gjithë shqiptarët. Dritëro Agolli do të na mungojë të gjithëve”, u shpreh ai. Ishte Agolli që në vitin 1993, kur Kadare u kthye për herë të pare nga Parisi pas arratisjes, e priti në Rinas.
Po ç’ishte kjo rastësi në lëtërsinë shqipe që të rriteshin njëkohëssht dy korifej “high class” si Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli? Të dy bashkë në një shkollë në Gjirokastër dhe të dy bashkë shkruan vjersha dhe tregime në kendin e shkollës. Të dy bashkë nisën të shkruajnë në gazetat “Zëri i Rinisë” dhe “Letrari i ri”. Të dy bashkë në Universitet në Tiranë. Të dy bashkë me studime në Rusi. Të dy bashkë gazetarë në Tiranë. Të dy bashkë talente që shpërthyen që në rininë e hershme. Të dy bashkë morën vlerësime për romanet dhe vjershat e tyre dhe të dy bashkë u goditën dhe iu ndaluan libra. Dritëroi e ka treguar vetë këtë me një pasazh që tregon shumë:

Lexo edhe :  Thika po zëvëndëson stilolapsin në shkolla

“Eshtë e vërtetë që ne të dy kemi pasur edhe shumë fate të përbashkëta në fushën e krijimtarisë. Mua, në mesin e viteve 60-të, mu ndalua libri “Zhurma e erërave të dikurshme”. Por edhe Kadaresë iu ndalua novela “Përbindëshi”, “Netë kafenesh”, etj. Madje, ne shpesh kemi këmbyer me njeri tjetrin edhe tema të ndryshme. Njëherë, unë njihja një piktor të Shkodrës. Dhe ai kishte bërë një pikturë nudo. Nëna e tij e kish mbuluar pikturën me një perde apo mbulesë, sepse atje shkonte hoxhë efendiu i qytetit dhe mund të dukej si skandal i madh. Kur veja unë atje e gjeja gjithmonë të mbuluar. Unë doja ta bëja vetë tregimin, por një ditë i them Ismailit: “Ti mund ta bësh këtë tregim më të mirë se unë”. Dhe ia dhashë si subjekt. Ai e shkroi. Duke nxjerrë një tregim shumë të mirë. Pra, nuk ishim fanatikë në këtë anë”.

Aaa. Edhe një detaj intim. Bashkëshortja e Dritëroit, Sadija, ishte shoqe e ngushtë e Elenës dhe në dasmën e Ismailit Dritëroi ishte caktuar kryekrushk. Aty u njoh me Sadijen e cila u bë shoqja e jetës. Dhe të katërt ishin për dekada miq të mirë, komshinj të mirë.
Në kulmin e diskutimeve të arsyeve përse nuk po i jepej çmimi “Nobel” Ismail Kadaresë dhe kur një takëm shqiptarësh lumturoheshin me këtë, Dritëro Agolli tha:
“Është një nder i madh që Kadare të marrë çmimin “Nobel”, sepse me sa shoh edhe në botë nuk ka figura të mëdha sot që të konkurojnë me Kadarenë. Ndonjëherë, ky çmim iu jepet njerëzve që për ne janë të panjohur. Pra, ai që thotë se Kadaresë nuk duhet t’i jepet çmimi “Nobel” nuk e njeh letërsinë”.

Shpesh marrëdhënia e tyre të jepte përshtypjen se të dy bashkë ishin si dy drejtëzia paralele që zgjateshin e zgjateshin por asnjëherë nuk takoheshin. Dhe herë të dy bashkë dukeshin si heronjtë e Homerit që herë ziheshin e herë pajtoheshin.

Agolli e ka treguar vetë qefmbetjen e madhe: “Kanë qenë 2-3 momente të tilla. Një herë për poemën “Pashallarët e kuq”, ku edhe unë isha koshient se ajo nuk shkonte. Edhe vetë ai mund të dëmtohej rëndë nga ky botim. Për mua, unë mendoj edhe sot se kjo poemë më mirë të ishte zhdukur e të mos ishte fare as në arshivë. Kjo ishte përplasja e parë. Një rast tjetër ishte diskutimi për “Nëpunësin e pallatit të ëndrrave”. Mua në atë kohë me orientim nga Komiteti Qendror më erdhi se këtu aludohej për shumë gjëra në lidhje me funksionim e politikës aktuale. Vetë Kadareja reagoi dhe kundërshtoi. Mua vetë më dukej se kjo vepër së bashku me “Kronikë në gur”, janë dy nga veprat më të mira të tij. Por unë nuk kisha çfarë të bëja për këtë. Mbase mund të kisha luftuar edhe më shumë, por ishte një situatë e atillë kur ishte e vështirë ta bëja këtë. Mbase ishte edhe periudha ngaqë Kadareja kishte lidhje me djalin e Mehmet Shehut dhe hidheshin lloj-lloj argumentash e supozimesh. Pastaj rasti i tretë kishte të bënte me recensionin për librin “Koncert në fund të dimrit”. Këto ishin tre momentet e keqkuptimit. Ai gjithmonë i ekzagjeroi dhe pastaj u nxitën edhe të tjerë që bënë disa libra kundër meje”.

Por kush gëzohej nga sherret dhe debatet mes tyre? Përsëri Agolli e ka shpjeguar më së miri. “Sepse ka shumë thashemexhinj që vijnë tek mua dhe që shkojnë tek Kadareja. Mua më flasin ndryshe, ndërsa atij ndryshe. Ata duan të fusin sherrin midis nesh. Po ju tregoj vëtëm një rast me një shokun tonë. Ai shkonte dhe i thoshte Kadaresë: “Dritëroi të ka sharë”, pastaj vinte te mua dhe më thoshte të njëjtën gjë. Madje, një ditë Sadija ndërhyri dhe i tha atij: Hajde në shtëpi dhe thuaji Kadaresë çfarë ke thënë për Dritëroin, dhe thuaji Dritëroit çfarë ke thënë për Ismailin”. Është perlë ajo që ka thënë Sadija për Ismail Kadarenë dhe familjen e tij teksa jetonin në një pallat familja e Dritëroti një kat më sipër tij; “Kadaresë i kërkoj falje vetëm për çezmat që i kam lënë hapur”.

Për ta mbyllur me letrën që Helena Kadare i dërgoi Elonës kur ndërroi jetë e ëma, Sadija. Një letër dërguar pikërisht vajzës që Ismaili i kishte vendosur emrin. “Ne nuk rrinim më bashkë aq shpesh si dikur, por fijet e miqësisë nuk i premë asnjëherë…kur unë shkrova romanin tim të parë i kërkova babait tënd të më shkruante një skenë fshati që për mua ishte diçka krejt e panjohur. Dritëroi pa më të voglin hezitim, madje duke qeshur ma shkroi aty mbi tryezë. Ishte një dialog me punë fshati skenë që edhe sot e kësaj dite vazhdon të ketë në roman ashtu siç e ka bërë ai me dorën e tij atë mbrëmje. Nëna jote e bukur, Sadija dhe unë, për vite të tëra e ruajtëm të pacënuar miqësinë tonë nga turbullirat e kohës”.
Si për ti nderuar të dy bashkë dhe jo veç e veç, mjeshtri Pirro Milkani ka meritën që në vitin 2011 realizoi takimin e parë pas shumë vitesh mes tyre dhe të fundit të jetës. Ishte pjesë e skenarit të një filmi të Milkanit dhe biseda aty tregoi se ata të dy kanë qenë, janë dhe do të mbeten bashkë. Ishin dhe mbeten të dy mendje të ndritura sepse jeta dhe krijimtaria e tyre kishte talent, por më shumë se kaq, të vërteta. Dhe të mos harrojmë që këtë talent e lëvruan në diktaturë, për të cilën i shkon aq për shtat ajo që ka shkruar Helena Kadare në “Jetë e Pamjaftueshme”: “Kur letërsia dhe tirania ishin të dyja të pamëshirshme, si dy bisha që kafshojnë njëra-tjetrën”. Na mbetet të themi se mbetet fati ynë që i kishim dhe i kemi Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli. (Po e risjell këtë shkrim si një prej atyre që i kam për zemër t’u kthehem. Të dy fotot janë realizua gjatë intervistave që kam realizuar me ta.)

Të fundit

Scholz humbet votëbesimin në Bundestag/ Gjermania drejt zgjedhjeve të parakohshme

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës dhe normalisht një shtyllë stabiliteti, po përballet me zgjedhje të parakohshme vitin...

Rritja e pensioneve/ Rama takim me ish punonjësit e Policisë së Shtetit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke zhvilluar një takim me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës për vlerësimin e...

Harroni kartat dhe celularët, në Kinë mund të paguani vetëm duke “shkundur” dorën

Pagesat me skanimin e pëllëmbës duket se do të zëvendësojnë ngadalë smartfonët dhe kartat e debitit. Kina padyshim po jeton disa vite përpara pjesës tjetër...

Të gjithë do të donin të jetonin aty/ Ja pse ‘Mercer’ rekomandon Zyrihun

Nëse je duke kërkuar një vend që të ofron cilësinë më të mirë të jetesës, Zyrihu është zgjedhja ideale. Në këtë përfundim del raporti...

Shpendi drejt hapit të madh/ Për sulmuesin shqiptar interesohet gjigandi i Europës

Cristian Shpendi po kalon momentin e tij më të mirë me skuadrën e Cesenës në Ligën e dytë të Italisë, teksa mban dhe kreun...

Lajme të tjera

Web TV