Xhemal Qefalia thumbon Metën: Ne fëmijët i çojmë në kopshtin e lagjes, ai i çon në Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist i Tiranës, Xhemal Qefalia ka thumbuar sot kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, teksa pjesë në inaugurimin e shkollës së re në Qesarakë, e cila mban emrin e Dëshmorit të Atdheut Klodian Tanushi.

“Të nderuar prindër, juve që do sillni fëmijët duke filluar nga sot te kjo shkollë. Ne jemi të asaj pjesë që fëmijët tanë i bëjmë, i rrisim, i çojmë te kjo çerdhja këtu afër, te ky kopshti këtu. Nuk i bëjmë siç i bën ai i dosjeve. Ai që thotë unë i çoi në Angli dhe do t’i kthejë këtu”, tha Qefalia.

Më tej, deputeti ka falenderuar Ramën edhe për gjimnazin e ndërtuar në këtë zonë. “Ne e kemi tashmë shkollën e mesme “Luan Hajdaraga”, një shkollë shumë cilësore dhe me shumë nivel”, tha Xhemal Qefalia, duke nxitur dhe një reagim të kryeministrit por që nuk u dëgjua sepse ishte pa mikrofon.

Deputeti socialist përdori një batutë për t’iu përgjigjur Ramës: “E ke bërë realitet zoti kryeministër dhe e kisha merak. Pardje kur u inaugurua shkolla, nuk kemi konflikt interesi se banor i Dajtit je, por dhe Fresku është bashkëngjitur me Dajtin.”

Të fundit

Telefonata që trazoi ujërat te Bayern: “Ku jemi me merkaton? Largohu nga SHBA!”

Uli Hoeneß, Karl-Heinz Rummenigge dhe Herbert Hainer, kokat drejtuese të Bayern, janë të zhgënjyer me ecurinë aktuale të skuadrës....

Kontrabandë me karburant, arrestohet punonjësi i policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë inspektorin e policisë Fatbardh Kuçana, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë...

Urdhër i ri nga Trump, Berisha: E ka me Ramën, jo me mua

Urdhri i presidentit të SHBA Donald Trump për të shtytur edhe me një vit vlerësimin e administratës amerikane për gjendjen emergjente në Ballkan është...

Ambasada Amerikane trajnon prokurorët shqiptarë, çfarë po ndodh?

Selia diplomatike e Rrugës së Elbasanit ka pritur për dy ditë më radhë prokurorët shqiptarë në një trajnim të posaçëm mbi hetimin dhe ndjekjen...

VIDEO: 34-vjeçari merr 40-vjeçarin në makinë dhe e godet me grushte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një 34-vjeçar ka marrë me forcë në automjet një person tjetër dhe e ka dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV