Bëri operacion në spital privat, ‘kryqëzohet’ presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar së fundmi një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e tëmthit, që ka përfunduar me sukses, njofton zyra  saj.

Ndërhyrja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa gjatë kësaj kohe detyrat e presidentit kanë kaluar te kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk konjufca.

Mirëpo, njerëzit janë irrituar, për një arsye që nuk e dimë a quhet e drejtë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është vendosur në qendër të kritikave nga opinioni publik sepse zgjodhi një spital privat.

Pas njoftimit, Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës shprehu indinjatën për anashkalimin e institucionit publik.

“Duke u bazuar në situatën aktuale, Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj anashkalimit që Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani i ka bërë këtij institucioni duke mos kërkuar trajtim shëndetësor në institucionin tonë, por pa u konsultuar fare me personelin udhëheqës, ka marr trajtim shëndetësor jashtë SHSKUK-së,” shkruan deklarata e nënshkruar nga mjekët.

“Operacioni për heqjen e tëmthit është një procedurë rutinë që kryhet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale që nga viti 1999, me përqindje të suksesit 99.9%. Injorimi dhe nënçmimi që presidentja i ka bërë kolegjiumit të kirurgëve e në veçanti institucionit që udhëheq është e papranueshme për të gjithë,” shkruhet në vijim.

Nëpër komente, shumë njerëz shkruajnë se Vjosa Osmani “si qytetare e Republikës së Kosovës ka të drejtë të zgjedhë nëse dëshiron të trajtohet në spitalet private apo publike”, por “si presidente e ka detyrim moral që të zgjedhë QKUK-në për trajtim para secilit institucion tjetër.”

Të fundit

Putini, shtrëngim duarsh ‘dominues’ mbi Trumpin

Në simbolikën e samitit historik midis dy udhëheqësve në Alaska, edhe shtrëngimi i duarve mund të marrë një kuptim...

Trump zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn pas takimit me Putin

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, menjëherë pas takimit...

Parashikimi i motit, 16 Gusht 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e...

Trump vlerëson samitin: Putin është një djalë i fortë, ishte një takim shumë i ngrohtë

Presidenti amerikan Donald Trump e vlerësoi samitin e tij të ndjekur nga afër të premten me Presidentin rus Vladimir Putin me “10” nga 10...

Ndërsa Netanjahu e lë Gazën të vuajë urinë, në Izrael ka një betejë krejt tjetër

Këtu në Tel Aviv, plazhet dhe restorantet janë plot. Në këtë atmosferë shpërqendrimi, kryeministri po luan lojërat e tij të pushtetit dhe po pastron...

Lajme të tjera

Web TV