test

“Ushqen ksenofobinë”/Rama i akuzoi se po bëjnë “kurban”, kryeministri britanik zbut tonet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri britanik Rishi Sunak i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me emigrantët e paligjshëm shqiptar në Britani.

Me anë të zëdhënëses së tij, Sunak u shpreh se Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe është mirënjohëse për punën që bën për të trajtuar kontrabandistët e njerëzve, pasi Rama tha se Britania po e bën ‘kurban’ të vendit të tij.

Edi Rama kritikoi sot komentet nënçmuese të ministrave britanikë për rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë, duke thënë se Britania po synonte në mënyrë të rreme shqiptarët “si shkaku i krimit të saj dhe problemeve kufitare”.

Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ta. Ne duam të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi me partnerët ndërkombëtarë për të thyer modelin e biznesit të kontrabandistëve të njerëzve dhe i jemi mirënjohës Shqipërisë për punën e tyre me ne për këtë,” u tha zëdhënësja gazetarëve.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, bëri një sulm të hapur ndaj zonjës Braverman, duke i bërë thirrje asaj të ndalojë ‘diskriminimin’ ndaj shqiptarëve për të ‘arsyetuar dështimet e politikave’. Duke shkruar në Twitter, Rama bëri thirrje për ‘respekt të ndërsjellë’ teksa goditi ‘retorikën e çmendur’ për dështimin e politikave që ka zgjedhur qeveria britanike. Rama argumentoi se 70% e 140,000 shqiptarëve që janë shpërngulur në MB jetonin në Itali dhe Greqi dhe ata ‘punojnë shumë dhe paguajnë taksa.

Të fundit

Raporti global 2024, përkeqësohet hendeku gjinor në Shqipëri

Shqipëria renditet në vendin e 23 në botë sipas Indeksit të Hendekut Gjinor të vitit 2024, publikuar nga Forumi...

Eksperti: Mishi i kuq do 5 orë të tretet në stomak

Eksperti i industrisë ushqimore Abdyl Sinani, i ftuar në GoodMoring Albania tha se mishit të kuq i duhet 4 deri në 5 orë që...

Nga fillimet në televizion, familja dhe BBV, rrëfimi plot batuta i Ledion Liços

Ledion Liço ishte këtë mbrëmje i ftuar në Top Arena, ku si rrallë herë foli për jetën e tij personale, por pa i kursyer...

Eksperti: Hetimet e SPAK stepin tregun e shitblerjes së pronave

Sinjalet që po vijnë nga tregu i pasurive të patundshme tregojnë se gjatë këtij viti 2024, ka një hezitim të shitblerjes së pronave. Shkak për...

Në Tiranë nuk ka më qira mujore nën 350 euro, një nga zonat është më e mbivlerësuara

Të dhënat që vijnë nga agjentët imobiliarë në treg flasin se në Tiranë nuk gjen më një banese me kushte të mira nën 350...

Lajme të tjera

Web TV