Dhunuan në mënyrë çnjerëzore të moshuarën, gjykata merr vendimin për 3 infermieret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre ish infermiereve që dhunuan dhe u tallën me të moshurën në një qendër strehuese në Pejë.

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurave A.P, A.R dhe R.K, shkruajne mediat vendase. 

Të pandehurave iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh.

Gjyqtari i procedurës paraprake, në vlerësim të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurave konstatoi se ekziston dyshimi i bazuar se të njejtat e kanë kryer veprën penale që ju vihet në barrë ngase ky dyshim mbështetet në provat që janë dorëzuar nga prokuroria dhe se me gjetjen e mundshme të pandehurave në liri ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë të cilët janë pjesë e stafit të shtëpisë së kujdesit shëndetësor ku ka ndodhur vepra penale e të cilët nuk janë identifikuar dhe deklaruar ende, si dhe ndikimit në deklaratën e të dëmtuarës pasi që e njëjta është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nuk është deklaruar ende.

Gjithashtu, gjykata ka vlerësuar se me lënien e të pandehurave në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale apo i kryerjes së ndonjë vepre të re penale, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, shkallën e lartë të pjesëmarrjes së të pandehurave, si dhe faktin se në mediat e vendit qarkullon edhe lajmi se dëshmitarja e cila ka shpërndarë videon me përmbajtje të veprimeve të të pandehurave ka pranuar mesazhe kërcënuese, që në këtë fazë dyshohet se janë dërguar nga të pandehurat ose personat e shtyrë nga to.

Lexo edhe :  Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Andaj, duke u bazuar në rrethanat e rastit konkret, gjykata ka arritur në përfundim se në këtë fazë të procedurës është i nevojshëm caktimi i masës së paraburgimit për të tri të pandehurat me qëllim të pengimit të përsëritjes së veprës penale, kryerjes së ndonjë vepre të re penale apo ndikimit në dëshmitar.

Gjykata vlerësoj edhe mundësinë e caktimit të ndonjë mase më të lehtë ndaj të pandehurave, mirëpo gjeti se masat e tjera të parapara me ligj si masa më të buta se masa e paraburgimit, nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme për zhvillimin normal, të suksesshëm dhe të papenguar të procedurës penale Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit

Të fundit

Kompjuter në shtëpi, dy qytetet shqiptare që e përdorin më shumë

Digjitalizimi i parë nga numri i familjeve me kompjuter është më i lartë në bashkitë e mëdha të vendit...

Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

Sot mbushen plot 16 vite nga një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e Policisë së Shtetit. Më 7 gusht të vitit 2009,...

Zjarri në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku nxjerr pamjet

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë pamjet e zjarreve në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës dhe thotë se ekipet e Emergjencave Civili të...

100% e kryer! Alvaro Morata zgjedh skuadrën e re

Alvaro Morata së shpejti do të jetë lojtar i Comos. Telenovela e gjatë verore, e krijuar për shkak mosmarrëveshjeve midis Milan dhe Galatasaray, duket...

“Kasapi i Ballkanit” dhe “George Washington” i Kosovës

LUTFI DERVISHI - Tribunali për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi që u ngrit më 1993, kur ende tymi dilte nga shtëpitë e djegura në...

Lajme të tjera

Web TV