Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për gazetarët është ndalur sot tek problematika e largimit të rinjve shqiptarë, kryesisht drejt Britanisë së Madhe me gomone. Teksa ka prezantuar disa shifra, Meta tha se është e papranueshme që vendi ynë të lërë pas vende që janë në luftë për një kohë të gjatë, si Afganistani e Siria. Meta në fjalën tij i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen.
‘Marrin gomonet dhe rrezikojnë jetën për të ikur në Britaninë e Madhe është e papranushme që vendi ynë të lërë pas vende që janë në luftë për një kohë të gjatë. Janë 137 udhëtimet me charterin super luksoz jashtë çdo transparencë.
Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Ndërsa Edi Rama vazhdon që të qeverisë nga ajri me charterin super luksoz, shqiptarët përballen me skamjen dhe mjerimin. Shqiptarët të mos jenë më vendi i parë në botë për kërkesat për azil.
Meta u pyet edhe për protestën që ka thirrur Sali Berisha, ku tha se jo vetëm që do të protestojnë, pro edhe do kërkojnë llogari për shkatërrimin e ekonomisë familjare.
‘Jo vetëm të protestojnë por edhe të kërkojnë llogari për këtë shkatërrim të ekonomisë familjare në vend. Ti jepet fund këtij regjimi. 12 nëntori do jetë një manifestim i jashtëzakonshëm i shpirtit demokratik liridashës i kryeqytetit.’- u shpreh Meta.
Kryetari i partisë së Lirisë, vlerësoi edhe emrat që kanë kandiduar tek primaret e Sali Berishës, ku tha se janë njëri më i mirë se tjetri.
‘Emrat janë njëri më i mirë se tjetri. Procesi hap pozitiv i ftoj kandidatët që të shpalosin platformat e tyre. Mbështesim procesin të heqim zgjedhën e rilindjes që ka bërë këtë kryeqytet me treguesit më negative të cilësisë së jetesës.’- u shpreh Meta.