Mijëra euro për një veshje! Arbana Osmani shpenzon shifrën marramendëse për fustanin

Premiera e filmit Sofia, u dha mbrëmjen e kaluar. Regjisori Eduart Grishaj sjell për herë të parë, edhe Arbana Osmanin si aktore. Në një prej kinemave në Tiranë, u mblodhën aktorë, miq e njerëz të njohur të ekraneve.

Padyshim partnerja e regjisorit, moderatorja Arbana Osmani shkëlqeu me veshjen.

Ajo kishte zgjedhur një fustan të gjatë elegant nga Saint Laurent, pjesë e koleksionit Fall ‘22 i fustaneve të mbrëmjes, që në faqen zyrtare të brandit kushton 4.400$, siç ka bërë me dije faqja e njohur Albania Street Style!

Fustani i zi me rrudha kishte edhe një lule lejla kadife në pjesën e bustit.