Në kufijtë e Normales dhe Jonormales: Neuroza dhe Psikoza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani

Kush e vendos çfarë duhet të quhet Normale dhe Jo Normale në sjelljen njerëzore? E konsederon veten Normal? Në praktikën e përditshme klinike, shqetësimi i parë me të cilën vjen një individ është pyetja; Është normale, apo jo? Teksa stigmatizimi i çrregullimeve psikiatrike sa vjen dhe ulet, potenciali me ndjeshmëritë e theksuara psikotike është tjetërsuar me evoluimin e njeriut modern të izoluar: shoqëria aktuale e shekullit 21 po shkon drejt një pandjeshmërie në vetminë e saj, e mpirë nga antipsikotikët, e mbushur me dyshime konspirative, mosbesuesw e me humor paranojak satirizues: gjendje, të cilat mes trendeve të kulturave dominate individualiste duken mëse normale tamshmë. Ajo që është Normale për dikë nuk është normale për dikë tjetër…e kufijtë mes këtyre dy gjëndjeve lëvizin vazhdimisht në kohë e mes kulturave. Sot, gjithkush nga bota akademike mjeksore e psikologjike mund të flasi mbi normalitetin dhe anormalitetin e sjelljes njerëzore bazuar në kategorizime që janë bërë për qëllime studimore e praktike, por në nivel më të gjerë – askush nuk mund ti përcaktojë qartë kufijtë mes asaj që duhet quajtur normale dhe asaj që duhet quajtur anormale në një sjellje njerëzore. Marrim shembull homoseksualitetin, i cili deri para 50 vjetëve konsiderohej sëmundje e shëndetit mendor, pra një sjellje anormale për individët që e kryenin një sjellje të tillë. Në vitin 1973, Shoqata Amerikane e Psikiatrisë (APA) hoqi diagnozën e “homoseksualitetit” nga botimi i dytë i Manualit Diagnostik dhe Statistikor (DSM) duke e konsideruar atë Sjellje Normale, vendim që pasoi me impakte sociokulturore. Në vitin 1990, edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë hoqi homoseksualitetin në vetvete nga Klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve (ICD-10). Si pasojë, debatet rreth homoseksualizmit u zhvendosën gradualisht nga mjekësia e psikiatria në sferat morale dhe politike pasi institucionet fetare, qeveritare, ushtarake, mediatike dhe arsimore u privuan nga racionalizimi mjekësor apo shkencor me argument diskriminimin. Siç kuptohet, kufijtë mes normales dhe anormales lëvizin me zhvillimin njerëzor e bashkë me to dhe përcaktimet e gjendjeve të probleme të shëndetit mendor Neurozë e Psikozë.

Sot kemi më shumë çrregullime psikologjike specifike nga sa kishim dekada më parë. Trajtimi farmakologjik ndërkohë sa vjen dhe është shtuar për shqetësimet psikologjike, ndonëse këto problematika sa vijnë dhe shtohen çuditërisht megjithë zhvillimin që ka ardhur falë zbulimeve shkencore për fushën. Ndonëse Neuroza dhe Psikoza janë dy terma shumë të përdorur për diagnostikim brenda spektrit Normal/Jonormal, Funksional/Jofunksinal nga specialistët e shëndetit mendor, ato janë shumë pak të kuptueshme për publikun e gjerë. Kjo është dhe arsyeja e këtij shkrimi, i cili synon një psikoedukim e njohje më të mirë me këto terma. Si në neurozë ashtu edhe në psikozë, simptomat ka të ngjarë të ndikojnë në marrëdhëniet personale dhe profesionale, por dallojnë thelbësisht mes tyre. Një person që përjeton episode të neurozës (ankth, depresion) mund të përjetojë periudha pakënaqësie ose të ndihet i mbingarkuar nga puna, familja dhe jeta në përgjithësi. Ata gjithashtu mund të shqetësohen ose të kenë mendime obsesive, megjithatë, ata mund të njohin mendimet që i shqetësojnë dhe të kuptojnë ndikimin që këto mendime kanë në jetën dhe marrëdhëniet e tyre. Ndërsa, një person që përjeton episode të psikozës, mund të mos jetë në gjendje ta gjejë atë perspektivë. Ata mund të përjetojnë halucinacione dhe/ose deluzione, të cilat përfshijnë dëgjimin e zërave ose shikimin e gjërave që të tjerët nuk i bëjnë. Herë pas here ata mund të besojnë gjithashtu se kanë fuqi të veçanta, të bëhen dyshues ndaj familjes dhe miqve ose të besojnë se dikush do t’i dëmtojë ata. Sjellja psikotike ndodh kur është humbur kontakti me realitetin e vërtetë dhe atë çfarë është e rreme e imagjinare, e ku mjekimi antipsikotik bëhet i domodoshëm.
Nëse keni neurozë, simptomat mund të lidhen me një çrregullim, por personi është në gjendje të kujdeset për veten, e ku psikoterapia përmes qasjeve të ndryshme (që nga psiokoanaliza e deri në qasjet më moderne si psikoterapitë njohëse-sjellore) janë efektive. Nëse dikush përjeton gjëndje psikotike, sjellja është e çrregullt dhe e shkëputur nga realiteti duke e bërë të vështirë kujdesin për veten. Termi ‘neurozë’ nuk përdoret më nga komuniteti profesional psikiatrik në Shtetet e Bashkuara, pasi u eliminua nga Manuali Diagnostik dhe Statistikor i Çrregullimeve Mendore (DSM) në vitin 1980 me botimin e DSM III. Megjithatë, ai përdoret ende në ICD-10 Kapitulli V F40–48, (ICD- Klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve). Në këndvështrimin psikoanalitik, funksionimi neurotik është sinonim i kufijve të normalitetit, që do të thotë ekzistencë dhe performancë e duhur e funksioneve të super egos, me fokus në përfshirjen e duhur në testimin e realitetit. (Schneider, 1993). Jung pretendonte se njerëzit me përgjigje të pamjaftueshme për pyetjet e jetës kanë predisipozita të bëhen neurotikë. Prandaj, dhe shumica e pacientëve të tij përbëhej nga njerëz që kishin humbur besimin, duk e gjetur qasjen e tij veçanërisht efektive për pacientët e shqetësuar nga pyetjet ekzistenciale. Por të përshtatur mirë me standartet jetësore.
Një person bashkëkohor, sipas Jung:
‘…është i verbër ndaj faktit se, me gjithë racionalitetin dhe efikasitetin e tij, ai është i pushtuar nga “fuqitë” që janë përtej kontrollit të tij. “të mirët dhe të këqinjtë/ demonët e tij e mbajnë atë në arrati apo me shqetësime të paqarta, komplikime psikologjike, nevojë të pangopur për pilula, alkool, duhan, ushqim – dhe, mbi të gjitha, një sërë neurozash të tjera…” Nga ana tjetër kemi studjues që janë tërësisht kundër kategorizimeve psikiatrike (si Skizofreni,Depresion etj), siç është profesori i psikiatrisë në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut, Thomas Szasz,(1920-2012), anëtar i përjetshëm i Shoqatës Psikoanalitike Amerikane dhe zëri më i njohur kritik i themeleve morale dhe shkencore të psikiatrisë, i cili shprehej se sëmundjet mendore janë një metaforë për problemet njerëzore në jetë dhe se nuk janë “sëmundje” në kuptimin që janë sëmundjet fizike dhe se përveç disa sëmundjeve të identifikueshme të trurit, nuk ka “prova” biologjike në testet kimike e të biopsisë e nekropsisë për verifikimin e shumë diagnozave të DSM.” Ai ishte një kundërshtar i vendosur për trajtimin e pavullnetshëm psikiatrik me ilaçe dhe spitalore, duke praktikuar psikoterapi dhe trajtim medikamentoz vetëm për të rritur që pranonin. Sot, jo vetëm një shqetësim i lehtë ankthi e depresioni, por edhe dhe një problematikë ADHD-je (çrregullimi hiperaktiv i mungesës së vëmëndjes), tek fëmijët, po kurohet me ilaçe antipsikotike, ndërkohë që psikoterapia do të ishte e mjaftueshme dhe mjaft efikase. Pse kjo tendencë në rritje për helmet psikotrope? Pse duhet të jenë ilaçet zgjedhja e parë, ndërkohë që e dimë tashmë se origjina e çrregullimeve mendore nuk është vetëm nga faktorë biokimikë e gjenetikë (utë cilat shënojnë me vetëm 5% të etiologjisë)?
Debatet vazhdojnë ende…ashtu sikurse dhe pyetjet: A është Normal?
E ndërsa nuk mund të dimë se çfarë nga sjlelljet Anormale do Normalizohet në të ardhmen, thellë thellë, dimë vetëm se secili prej nesh mundohet të shfaqet Normal brenda kufijve të Anormalitetit që secili nga ne mbart.

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV