Procesi/ PD-në as gjykata se shpëton nga ndarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përçarja brenda PD-së është thelluar edhe më shumë pas dështimit të negociatave mes dy grupimeve “Berisha-Basha”. Pritet vendimi nga Gjykata e Apelit se kujt do i takojë vula dhe stema e partisë, por cilido të jetë vendimi, përçarja brenda kampit më të madh opozitar mbetet ende e madhe.

Gjykata e Apelit sot nis shqyrtimin se kujt do i takojë vula dhe stema e PD-së, duke u ndodhur para dy faktesh për të vendosur “fatet” e opozitës: Berisha ka elektoratin dhe është zgjedhur kryetar, ndërsa Alibeaj që në një farë mënyre është mëkëmbësi i Bashës së ikur, thotë se ka vulën, madje edhe moralin për tu quajtur “kryetar i komanduar”. Një çështje sa juridike aq edhe morale nuk mund të zgjidhet me një të rënë çakanit në shkallën e dytë të gjyqësorit, që në këtë rast është i paragjykuar për ndërhyrje nga kryeministri, tek ambasadorja Kim. Të paktën ky është pretendimi i Berishës që është shprehur se asnjë shantazh dhe asnjë vendim gjykate nuk mund të zhbëjë PD-në dhe atë si kryetar të saj. PD ka më shumë se një vit që zien, me përplasje, akuza, kacafytje dhe kërcënime që nuk mund të mbyllen nga asnjë lloj vendimi që mund të marrë gjykata. Në rast se Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Berisha zyrtarisht merr PD-në. Në të kundërt, nëse i japin partinë zyratrisht Alibeajt, sërish asgjë nuk ndryshon, pasi “gjenerali” nuk ka “ushtarë” në asnjë betejë. Duket se përfundimisht nuk mund të ketë bashkim të dy rrymave që janë brenda PD-së. Pasi u shanë, u akuzuan dhe u përleshën për të marrë selinë e partisë, dy grupimet Brenda PD-së, ai i Berishës dhe Bashës tentuan bashkimin, por në fund shkuan në çarjen më të madhe se kurrë. Berisha ka pas elektoratin, ndërsa Basha, nëpërmjet përfaqësuesit të tij Enkelejd Alibeaj, pretendon se është kryetar, paçka se e dinë që kanë humbur shumë elektorat. Është histori gati si një divorc mes një çifti që shtyn e shtyn kohën pa shkuar në gjykatë, me shpresën se do të ndryshojnë për të qenë bashkë për hir të pushtetit. Në 31 vite pluralizëm ka ndodhur që të ketë parti, madje shumë parti pa elektorat. Me vulën në xhep tre-katër persona krijonin një parti që në rastet më të mira merrte votat e familjarëve dhe e shumta kushërinjve të parë, jo më tepër. Ndërsa rasti i PD-së është unikal, ku ka shumë elektorat, por nuk gjenden drejtues me një mendje, duke u shqyer mes vetes për kryetarllëk dhe sherre se e kujt do jetë vula, flamri dhe stema zyrtare.

Lexo edhe :  Rama poston foton nga oborri i selisë së PS/ Çfarë agimi ky sot!

Alibeaj mbledh kryesinë

Pasditen e djeshme Enkelejd Alibeaj ka mbledhur një pjesë deputetësh që I kanë mbetur që numërohen 18 të tillë dhe kryesinë që dol inga Kuvendi Kombëtar I 18 dhjetorit të vitit të kaluar. Ndonëse nuk ka një vendimarrje palët po shkojnë drejt ndarjes, por për grupimin Basha rëndësi ka që të mbajnë vulën dhe stemën e PD-së, duke u mjaftuar vetëm me faktin që njiëhen nga ambasadorët dhe nga mazhoranca. Nga ana tjetër PD-ja e Berishës është e dëstinuar se me këtë çarje, pavarësisht se të vogël në numër shkon e sigurt për “humbje” në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të ardhshëm. Dalja e opozitës me d yose më shumë kandidatë, pasi si Nisma Thurje, ashtu edhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit kanë deklaruar se do kenë kandidatët e tyre në fakt dëmtojnë opozitën, para PS-së e cila duket se do siglojë një tjetër fitore, pa asnjë mund.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV