Reshjet e shiut, përmbyten disa rrugë në Durrës

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa rrugë të qytetit të Durrësit.

Situata më problematike paraqitet të kryqëzimi i stadiumit, rruga “Aleksandër Goga”, rruga “Taulanti”, Stacioni i Trenit, në zonën e plazhit dhe në atë të ish-kënetës.

Për shkak të prezencës së ujit në rrugë, qarkullimi i automjeteve dhe i këmbësorëve është bërë shumë i vështirë për shkak se edhe niveli i ujit i ka kaluar 2-30 cm.