Italia si Britania? Me “dorë të hekurt” ndaj emigrantëve, ndalohen 34 persona në brigje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sikurse e dimë, politikat migratore janë zemra e programit politik të koalicionit të djathtë. Madje, që në fjalimin e parë drejtuar Parlamentit, Giorgia Meloni u zotua se do të ndalë nisjet ilegale dhe trafikun njerëzor duke rikthyer operacionin e koduar “Sofia” dhe duke punuar me institucionet e BE-së.

Duket se me ardhjen në pushtet të qeverisë së re italiane, janë forcuar masat kundër emigracionit të paligjshëm.

Sipas burimeve nga mediat italiane, autoritetet italiane kanë penguar 35 burra të largohen nga një anije emigrantësh, e cila ka kërkuar hyrje në një port italian për dy javë. Të miturit dhe njerëzit me probleme mjekësore u lejuan të zbarkonin në Siçili.

Humanity 1 ishte një nga katër anijet që transportonin emigrantë që prisnin lejen për t’u ankoruar në Itali.

Kryeministrja e re italiane, Giorgia Meloni, ka premtuar se do të godasë emigrantët që udhëtojnë nëpër Mesdhe nga Afrika e Veriut. Italia është një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë dhe që nga fillimi i vitit, 85,000 emigrantë kanë mbërritur me varka, sipas OKB-së. Shumë prej emigrantëve lundrojnë me varka të vogla dhe shpëtohen nga anije bamirësie gjatë udhëtimit të tyre.

Kryeministrja e re e Italisë vendosi çështjen e migracionit në qendër të qeverisë së saj në fjalimin e saj të parë para deputetëve. Në një intervistë të fundit ajo tha gjithashtu se përgjegjësia për emigrantët në bord i takon vendit ku anija është e regjistruar, përndryshe ajo bëhet një “anije pirate”.

Nuk do të çuditeshim që shumë shpejt, edhe ndaj shqiptarëve, Italia të ketë të njëjtin qëndrim si Britania…

Të fundit

22 vite që nga hera e fundit, Dinamo City mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë

22 vite pritje për të shijuar një tjetër trofe. Më në fund, Dinamo rikthehet në majën e futbollit shqiptar,...

I mbushur me ar dhe vezullues, Putin tregon “strofkën” e tij në Kremlin

Presidenti rus Vladimir Putin ka ofruar një vështrim të rrallë brenda rezidencës së tij private në Kremlin, përmes një videoje të paprecedentë të publikuar...

Një paradë e madhe ushtarake po planifikohet për ditëlindjen e Donald Trump

Planet e detajuara për një paradë të madhe ushtarake të planifikuar të zhvillohet në ditëlindjen e presidentit amerikan Donald Trump janë zbuluar. Sipas planeve të...

‘Magji mbi Jon’, Himara çel sezonin turistik me festivalin dyditor

Himara do të çel zyrtarisht sezonin turistik në datat 2 dhe 3 maj. Në kuadër të saj do të mbahet dhe një festival dyditor...

Vajza e Bill Gates tregon sindromën nga e cila vuan babai miliarder

Phoebe Gates, vajza 22-vjeçare e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka zbuluar pa dashje një detaj rreth shëndetit të babait të saj. Gjatë një interviste...

Lajme të tjera

Web TV