Policia e Tiranës ka arrestuar 50 vjeçarin Xherxh (Gjergj) Laçi, i cili prej gjashtë vitesh nën kërcënimin e dhunës dhe të armëve të ftohta, mbante të ngujuar fëmijët e tij të mitur dhe bashkëshorten.
Pas operacionit të zhvilluar nga njësia e Antiterrorit, janë gjetur dy thika dhe municione luftarake që 50 vjeçari i mbante në banesën ku jetonte. Mësohet se ai ka qenë i dënuar më parë për armbëmbajtje pa leje.
“Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krëhra automatiku”-thuhet në njoftimin e policisë.