Të qënurit sarkastik: shenjë inteligjence apo ofenduese

Nga Rudina Koromani, Psikologe Klinike 

“Mund të ta shpjegoj por nuk mund ta kuptoj për ty” – kjo është një shprehje sarkastike e mirëfilltë.

Çfarë është sarkazma?

Sarkazma përdor fjalë që nënkuptojnë të kundërtën e asaj që duan të themi, veçanërisht për të fyer dikë, për të treguar irritim ose për të bërë  humor.

Synimi pas sarkazmës mund të jetë të jetë humoristik ose ngacmues, por shpesh ekziston një element i armiqësisë ose gjykimit të maskuar keq. Kur rritemi në familje në të cilat sarkazma përdoret shpesh, mund të kemi një pandjeshmëri ndaj ndjeshmërisë së të tjerëve për fjalët që themi.

Mund të shkatojë  lëndim ose armiqësi tek personi që e merr atë e madje duke  provokuar ndjenja ankthi ose mbrojtjeje.

Kur dikush ndodhet përpara një sarkastiku përvojon ndjenja të forta trazimi ~ për shkak se nuk e di se kur do të bjerë këpuca tjetër.

“Sarkazma është streha e fundit e njeriut modest dhe të moralshëm kur privatësia e shpirtit të tij shkelet dhunshëm”, do të shprehej Fyodor Dostoyevsky.

Sarkazma është një përpjekje e fshehtë e hollë  e të shprehurit për të maskuar zemërimin, siç ndodh rëndom në statuset e rrjeteve sociale nga disa individë, sidomos FB.

Kur një sarkastik të thotë “ mos e merr personale” është në pozicion mbrojtës duke u përpjekur për të zhvlerësuar ndjenjat e tjetrit dhe njëkohësisht të shmangin ndjenjën e fajit ose përgjegjësisë për shkaktimin e dhimbjes.

Ndonëse, në disa raste, sarkazma mund të jetë apo mund të perceptohet ofenduese, ajo është një aftësi e individëve inteligjentë.

Hulumtimet e fundit në fushën psikologjike sugjerojnë se përdorimi i sarkazmës, nxit krijimtarinë. Sarkazma, e përdorur me kujdes dhe me moderim, mund të përdoret në mënyrë efektive dhe të shkaktojë disa shkëndija krijuese tek individët.

Lexo edhe :  Sot kërkojnë mbështetjen e të gjithëve, por dje?

Pse sarkazma mund të rrisë kreativitetin?

Për shkak se truri duhet të mendojë në mënyrë krijuese për të kuptuar ose përcjellë një koment sarkastik, sarkazma mund të çojë në një mendim më të qartë dhe më krijues.

Për të krijuar ose kuptuar sarkazmën, truri duhet të kapërcejë kontradiktën midis kuptimeve të drejtpërdrejta dhe aktuale të shprehjeve sarkastike. Ky është një proçes që aktivizohet dhe lehtësohet nga abstraksioni, i cili nga ana e tij promovon të menduarit krijues, dhe aftësitë problem-zgjidhëse.

E gjitha kjo e përkthehen sarkazmën  si aftësi të njerëzve inteligjentë ( të mëncur, të shpejtë e krijues).

Por, kujdes, çdo e mirë e ka një të keqe.

Sarkastikët zakonisht kanë probleme me martesat e lidhjet e tyre. Pas sarkastikëve kronikë fshihet një vetbesim i ulët dhe një xhelozi ndaj të tjerëve sipas babait të çrregullimeve të personalitetit, Theodor Millon. Përbuzja dhe kritikat që bën vazhdimisht një sarkastik kronik japin kenaqësinë e të ndjerit superiorë mbi “të paaftët” duke u dhënë ndjesinë se nuk mund t’i përballoni.

Pavarësisht nëse sarkazma është një shenjë e inteligjencës apo jo, ekspertët e komunikimit dhe këshilluesit e martesave, në mënyrë tipike  këshillojnë që të qëndrojmë larg kësaj forme të veçantë të të shprehurit. Arsyeja është e thjeshtë: sarkazma shpreh pickimin helmues të përbuzjes, dëmtimin e të tjerëve dhe dëmtimin e marrëdhënieve.

Si një formë komunikimi, sarkazma nxit konflikt. Kështu që mos e përdorni sarkazmën në marrdhëniet tuaja personale familjare – jo vetëm që nuk do vlerësohet si inteligjente por mund t’ju kthehet si boomerang përmes një vërvitjeje pjate në kokë me shprehjen – “Tregoje tjetërkund inteligjencën tënde”…

“Sarkazma është forma më e ulët e zgjuarsisë, por forma më e lartë e inteligjencës”

Oscar Wilde.